
DURRËS- ZËRI ka siguruar foton e Aleks Markut, 40-vjeçarit nga Lezha që mori peng dy fëmijët e tij të mitur, dhe qëlloi për disa orë me armë në banesën që kishte marrë me qera javore në qytetin e Durrësit.
Sipas Policisë, Marku nuk ka pasur precendet të mëparshëm penal, dhe ngjarja dyshohet se ka ndodhur pas konflikteve që ai ka pasur me bashkëshorten e tij. Kjo e fundit, dyshohet se ka qenë e pajisur me urdhër mbrojtje, dhe është larguar jashtë vendit.
Ndërkaq besohet se ishte nën efektin drogës dhe në gjendje të rënduar psikologjike, ndërsa banesën e kishte marrë me qira për 1 javë me Durrës.
Në deklarimet paraprake 40-vjeçari është shprehur se i ka marrë fëmijët për t’i mbrojtur, ndërsa policia po verifikon nëse ka pasur konflikte me bashkëshorten e tij gjë që e kanë çuar Markun në ndërmarrjen e një akti të tillë.
Marku është shprehur se qëllonte nga dritarja, pasi priste se do ta sulmonin njerëz të tjerë.
“Qëllova nga dritarja sepse prisja të më sulmonin disa njerëz”, ka deklaruar 40-vjeçari Aleks Marku.
Gjatë negociata me RENEA për t’u dorëzuar, fëmijët e mitur, 11 dhe 6 vjeç qanin dhe i thonin të dorëzohej. /ZËRI