Aktualitet

FOTO-Ky është çifti i agjentëve imobiliar që mashtroi qytetarët: Shitën 2 apartamente me nga 150 mijë euro secila

Hetuesit dyshojnë që të mashtruar të jenë edhe të tjerë, për të cilët po punohet për zbardhjen e tyre.

F.I
FOTO-Ky është çifti i agjentëve imobiliar që mashtroi
Veriana Ziu dhe Elvis Ramca

TIRANË-Personat në foto janë çifti i arrestuar në Tiranë pasi dyshohet se kanë mashtruar qytetarët se do t’iu blinin apartamente. Çifti i agjentëve imobiliar, Elvis Ramca dhe Veriana Ziu, pasi përvetësonin paratë, falsifikonin mandate banke për t’i bindur qytetarët se paratë ishin depozituar. 

Pasi u merrnin paratë qytetarëve, çifti i çonte faturat fiktive edhe shoqërive në fushën e ndërtimit, për t’i mashtruar që të lidhnin kontrata për shitblerje apartamentesh.

Deri më tani janë raportuar 2 raste të dokumentuara pas denoncimeve, me 2 apartamente me vlerë rreth 150 mijë euro secili. Hetuesit dyshojnë që të mashtruar të jenë edhe të tjerë, për të cilët po punohet për zbardhjen e tyre./ZËRI

Poll

MOS HUMB