Aktualitet

FOTO-LAJM/ Ky është Miri Bruli i arrestuar nga përgjimet e Sky ECC, pronar resorti dhe kushëriri i Pëllumb Gjokës

Bruli rezulton të jetë pronari i resortit "Ara e Vjetër", në Velipojë, ndërsa ka lidhje fisnore me biznesmenin e arrestruar Pëllumb Gjoka, pasi rezulton ta ketë djalë daje.

E.K
FOTO-LAJM/ Ky është Miri Bruli i arrestuar nga përgjimet e Sky
Miri Bruli

TIRANË- ZËRI ka siguruar fototn e Miri Brulit, i arrestuar pak ditë më parë me urdhër të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), në kuadër të operacionit "Revanshi". që çoi në pranga disa eksponentë të rrezikshëm të botës së krimit dhe lëshoi 50 urdhër-arreste. Bruli rezulton të jetë pronari i resortit "Ara e Vjetër", në Velipojë, ndërsa ka lidhje fisnore me biznesmenin e arrestruar Pëllumb Gjoka, pasi rezulton ta ketë djalë daje. Bruli doli në përgjimet e Sky ECC si i përfshirë në disa ngjarje kriminale në vend. Po ashtu në përgjime rezulton se ai ka ndihmuar Aldo Avdylajn, të futet ilegalisht në Shqipëri nga Mali i Zi me një varkë. Kështu nëse Avdulaj do të akuzohej për ndonjë ngjarje kriminale, ai nuk do të rezultonte fare në Shqipëri, duke fshirë kështu gjurmët. 

FOTO-LAJM/ Ky është Miri Bruli i arrestuar nga përgjimet e Sky
Miri Bruli

Operacioni i zhvilluar nga SPAK, u finalizua në bashkëpunim me Europol dhe u shtri në disa qytete si Tiranë, Durrës, Vlorë, Lezhë, Fushë Krujë dhe Rrëshen. 50 anëtarët e 7 bandave të rrezikshme, mes të cilëve dhe zyrtarë policie akuzohet se janë përfshirë në veprimtari kriminale, si vrasje, tentativa vrasje dhe kultivim e trafik kanabisi./ZËRI

Poll

MOS HUMB