
TIRANË- 8 Marsi ka trokitur edhe në dyert e burgut të grave në Tiranë. Sot ato nuk janë ndjerë vetëm, pasi familjarët e tyre i kanë kujtuar dhe uruar me buqeta lulesh të cilat kanë mbërritur gjatë ditës së sotme. Në veçanti dy prej tyre u përzgjodhën të surprizoheshin sot me rastin e festës së gruas.
Çfarë shënon 8 Marsi?
Dita Ndërkombëtare e Gruas është një festë globale dhe thirrje për veprim e shënuar nga demonstrata, kryesisht të grave, në mbarë botën, duke filluar nga protestat luftarake deri te vrapimet bamirëse.
Disa festojnë arritjet ekonomike, sociale dhe politike të grave, ndërsa të tjerë u kërkojnë qeverive të garantojnë paga të barabarta, akses në kujdesin shëndetësor, drejtësi për viktimat e dhunës me bazë gjinore dhe arsimim për vajzat. Është një festë zyrtare në më shumë se 20 vende, duke përfshirë Afganistanin, Burkina Fason, Ukrainën, Rusinë dhe Kubën, e vetmja në Amerikë./ZËRI