Aktualitet

FOTO/ Tabulatet telefonike 30 minuta pas tragjedisë së Gërdecit, kush foli me kë

Dosja e Gërdecit është ende në duart e SPAK.

F.m
FOTO/ Tabulatet telefonike 30 minuta pas tragjedisë së Gërdecit,
Gërdeci

TIRANË- Tabulatet telefonike që tregojnë bisedat mes familjes Berisha, Balliu dhe pronarëve të kompanisë së demontimit të armëve në Gërdec, janë në duart e Prokurorisë së Posaçme mes shumë provave të tjera, për të treguar implikimin e tyre në këtë tragjedi. Gazeta Tema ka publikuar pjesë të tabulateve, mes të cilave shihet edhe se Shkëlzen Berisha, djali i kryedemokratit Sali Berisha që ka folur në orën 12:48 minuta në telefon me biznesmenin Mihal Delijorgji.

Ky i fundit e ka ndarë shqetësimin për tragjedinë që ndodhi, bazuar në tabulatet e publikuara me bashkëshorten e tij, kunatin dhe Shkëlzen Berishën.

FOTO/ Tabulatet telefonike 30 minuta pas tragjedisë së Gërdecit,
Tabulatet

Dosja e Gërdecit është ende në duart e SPAK.

Rihapja e çështjes ndaj Mediut u vu në lëvizje pas 12 vitesh me iniciativën e familjes së një prej viktimave të shpërthimit në mars 2008 në ambientet e ish “Brigadës së Tankeve”, me 26 humbje jete e qindra të plagosur. Sipas kërkuesve dhe SPAK, pas ndryshimeve ligjore të vitit 2012 dhe 2017, deputeti nuk ka më imunitet parlamentar për ndjekjen penale apo gjykimin e tij dhe për rrjedhojë nuk ekziston me asnjë pengesë për hetimin dhe gjykimin e Mediut, i cili akuzohet për “shpërdorim detyre”.

Seanca e fundit është mbajtur më datë 4 mars, ditë që u mor vendimi për shtyrjen.  Shkak u bë kërkesa e prokurorëve Arben Kraja dhe Klodian Braho, të cilët duhej të merrnin pjesë në procese të tjera gjyqësore dhe nuk do të ishin të pranishëm në sallë.

Ish-ministri i Mbrojtjes kundërshtoi gjetjet e ekspertëve ushtarakë në lidhje me masat që duhej të merreshin për demontimin e municioneve në Gërdec. Mediu dhe mbrojtja e tij kishin përgatitur një material prej 147 faqesh, përmes të cilit kundërshtonin gjetjet e ekspertëve.

Ndërsa më 9 tetor, GJKKO refuzoi kërkesën e Mediut për riekspertim pjesor për kostot e dëmit financiar të shkaktuar në Fabrikë. SPAK deklaron nga akti i ekspertimit financiar dalin dëmet e shkaktuara nga veprimet dhe mosveprimet e Mediut, gjë që sipas organit të akuzës provon shpërdorimin e detyrës prej tij. Këto pretendime janë kundërshtuar nga Mediu.

Tashmë seanca e radhës pritet të mbahet më 18 mars në orën 12:00./ZËRI

Poll

MOS HUMB