Aktualitet

FOTO- Gruaja i vrau veten dhe 3 fëmijët, Erdgys Arrazi qan në gjyq: S’i kam vajt hala te varri...

 Procesi i sotëm drejtohet nga gjyqtarja Elona Mihali, ndërsa në sallë sot është edhe Arrazi.

k.m.
FOTO- Gruaja i vrau veten dhe 3 fëmijët, Erdgys Arrazi qan në
Erdgys Arrazi

SHKODËR- Erdgys Arrazi ka dalë sërish para Gjykatës së Apelit të Shkodrës, pasi mendohet se është shkaktari i vetëvrasjes së gruas së tij, Almës, e cila dyshohet se vrau edhe 3 fëmijët e çiftit. Gjyqtarja Elona Mihali edhe në seancën e sotme vendosi sërish ndaj tij masën e sigurisë "arrest me burg". 

Në sallë, sot ishte edhe Arrazi, i shoqëruar nga avokati i tij dhe familjarët. Para togave të zeza, i riu shpërtheu në lot dhe u shpreh se është i pafajshëm, duke u shprehur se ende nuk ka shkuar pranë varrit të tre fëmijëve të ndjerë.

“Ju lutem shikoni gjendjen time! S’kam vajt hala te varri i fëmijëve. Çfarë kam bërë që më mbani në burg? Të paktën të di çfarë kam bërë,”-tha ai me lot në sy.

Prej më shumë se një muaj, Erdgys Arrazi ndodhet i arrestuar në burgun e Reçit për akuzën “shkaktim të vetëvrasjes”. Arrestimi i tij ndodhi pas tragjedisë së ndodhur më 2 maj në Shkodër, ku bashkëshortja e tij Alma Arrazi dyshohet se u vetëhodh bashkë me tre fëmijët në lumin Buna. Paraprakisht dyshimet janë se ka qenë dhuna e bashkëshortit që e ka shtyrë nënën e tre fëmijëve të bëjë këtë akt makabër, por deri më tani, 32-vjeçari ka mohuar të gjitha akuzat duke u shprehur se e shoqja vuante nga probleme të shëndetit mendor./ZËRI

Poll

MOS HUMB