Aktualitet

FOTO- U godit me grusht në kokë pas sherrit me 5 të rinjtë, ky është 20-vjeçari shqiptar që humbi jetën

Policia po heton rrethanat në të cilat humbi jetën i riu, pasi ka informacione se para se të rrëzohej ka pasur një debat të ashpër mes tij dhe dy 24-vjeçarëve grekë

E.K
FOTO- U godit me grusht në kokë pas sherrit me 5 të rinjtë,
Orgito Lloci

GREQI- Një 20-vjeçar shqiptar humbi jetën në Kalives të Greqisë, pas sherrit mes disa të rinjve, në zonën e plazhit.

Orgito Lloci, 20 vjeç është konfliktuar fillimisht me dy shtetas grekë, një rumun, një gjeorgjian dhe një bullgar në rrethana të paqarta.

Pas përfundimit të konfliktit e ndërsa të dyja palët ndodheshin në vendngjarje, Lloci nuk është ndier mirë. Menjëherë është thirrur ndihma e parë, duke e transportuar 20-vjeçarin shqiptar drejt spitalit të Hanias, ku ndërroi jetë.

Policia greke ka shoqëruar 5 personat e konfliktuar me 20-vjeçarin shqiptar ndërkohë që ka urdhëruar kryerjen e ekspertizës mjeko-ligjore për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes.

Dyshohet se i riu shqiptar është goditur me grusht në kokë, ndërkohë që pritet të merren në pyetje dhe persona të tjerë që mund të kenë qenë dëshmitar të ngjarjes së rëndë. /ZËRI

Poll

MOS HUMB