
LONDËR- Një 27-vjeçar i identifikuar me ermin Bajram Luli me origjinë nga Peqini u vra me thikë mbrëmjes e së hënës në Londër. Goditja në bark nga një person ende i paidentifikuar rezultoi fatale. I riu u dërgua në spital, por nuk arriti që tu mbijetojë plagëve, shkruan media britanike.
Policia britanike ka njoftuar familjarët e djalit në Peqin për humbjen e rëndë, dhe teksa hetimet vijojnë mediat kanë siguruar nga kamerat e sigurisë foton e një personi që dyshohet se ka kryer vrasjen, rreth moshës 25 vjeç. Autoritetet kanë publikuar një imazh të një burri që dyshohet se është vrasësi i të riut.
"Ky është një imazh shumë i qartë dhe do të dëshiroja që kushdo që e njeh këtë njeri të kontaktojë menjëherë policinë. Hetimi po vazhdon me ritme të shpejta dhe ne po punojmë për të siguruar drejtësi për familjen dhe miqtë e të riut që u godit me thikë për vdekje", tha efektivi i policisë.

Bajram Luli kishte emigruar së fundmi në Mbretërinë e Bashkuar./ZËRI