Aktualitet

FOTO+EMRI/ Sapo doli nga burgu, shoku nxjerr në pritë 22-vjeçarin shqiptar, e qëllojnë me breshëri arme

I riu është dërguar me autoambulancë në spital, ndërsa policia ka nisur hetimet për të zbardhur detaje nga ngjarja, si edhe personat që ndodheshin në të dy mjetet

E.K
FOTO+EMRI/ Sapo doli nga burgu, shoku nxjerr në pritë
Dhjonisi Kapllani

GREQI- Një 22-vjeçar shqiptar i identifikuar si Dhjonisi Kapllani, ka mbetur i plagosur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Greqi, në të njëjtën ditë kur kishte dalë nga burgu pas afro 3 vitesh. Ai ka qenë duke udhëtuar si pasagjer në një mjet tip ‘Smart’ në momentin që i është bërë prita nga një makinë “Audi” Q2 me targa ZNZ-5931.

Në momentin që të dyja mjetet kanë ndaluar, Kapllani ka zbritur nga “Smarti”, dhe është përballur me një breshëri armësh zjarri që i ka ardhur nga brenda mjetit “Audi”. Nga të shtënat ka mbetur i plagosur në kofshë 22-vjeçari shqiptar.

Më pas të dyja mjetet janë larguar me shpejtësi, duke lënë të plagosur në mes të rrugës 22-vjeçarin shqiptar. Shoferi i makinës e braktisi 22 vjeçarin shqiptar të mbuluar në gjak dhe u zhduk.

Një autoambulancë ka transportuar në spital të plagosurin ndërkohë që në vendin e ngjarjes ka mbërritur menjëherë policia. Aty janë gjetur 6 gëzhoja dhe 2 predha arme zjarri ndoshta të kalibrit 7.62 mm.

Kapllani ishte vënë në pranga nga policia greke në vitin 2021, së bashku me 3 persona të tjerë, pasi iu është gjetur një sasi e konsiderueshme lënde narkotike.

Grupit në total iu sekuestruan asokohe 2 kg e 30 gram kokainë, 5 kg dhe 461 gramë marijuhanë e llojit “skunk” dhe 31 gram kanabis./ZËRI 

Poll

MOS HUMB