Aktualitet

FOTOT/ Me një tel të vetëm, si Dan Hutra dhe tre të tjerët prenë hekurat e qelisë për tu arratisur

ZËRI ka siguruar pamje ku shihet se një prej hekurave të burgut të Fierit është prerë nga të burgosurit.

f.t
FOTOT/ Me një tel të vetëm, si Dan Hutra dhe tre të
Martin Kapllani, Geraldo Veizaj dhe Feti Kovaçi

FIER- Detaje të reja janë zbuluar lidhur me tentativën e arratisjes së vrasësit të tre grave, Dan Hutra dhe tre të paraburgosurve të tjerë, nga burgu i sigurisë së lartë në Fier ditën e sotme (4 janar).

ZËRI ka siguruar pamje ku shihet se një prej hekurave në dritaren e burgut të Fierit është prerë nga të burgosurit. Gjithashtu në fotot e siguruara shihet edhe mjeti prerës me të cilin të burgosurit tentuan të prisnin kangjellat e dritares së dhomës së burgut.

FOTOT/ Me një tel të vetëm, si Dan Hutra dhe tre të
SHUFRA E DRITARES
FOTOT/ Me një tel të vetëm, si Dan Hutra dhe tre të
TELI

Hutra, së bashku me 3 bashkëpunëtorët e tij, Martin Kapllani, Geraldo Veizaj, Feti Kovaçi kishte planifikuar në detaje arratisjen e tij nga burgu, por u pikas në kohë. Sot, rreth orës 11.25 në burgun e Fierit, në qelinë e tij, grupi i kontrollit ka pikasur se të 3 të rinjtë të dënuar për vjedhje kishin nisur prerjen e zgarës së dritares. 

Gjithashtu gjatë kontrollit u konstatua se edhe në dhomën e Dan Hutrës, ishin fshehur mjetet që do përdoreshin për arratisjen si një çarçaf i përshtatur si litar dhe mjete prerëse të improvizuara./ZËRI

Poll

MOS HUMB