Aktualitet

FOTOT- Momenti i vrasjes së shqiptarit në Greqi, i riu la pas 3 fëmijë

Mediat greke kanë nxjerrë edhe momentin e vrasjes së shqiptarit, ku dëgjohet greku teksa i thotë: Mbarova me ty, tani mbarova me ty!

k.m.
FOTOT- Momenti i vrasjes së shqiptarit në Greqi, i riu la pas 3
Brigen Limka

GREQI- Vetëm 9 sekonda, i mjaftuan 68-vjeçarit në Pire për t'i marrë jetën 39-vjeçarit shqiptar, Brigen Limka, babait të 3 fëmijëve. Mes tyre kishte pasur një debat, i cili sipas dëshmitarëve okularë ishte një ngjarje thuajse e përditshme, ku 68-vjeçari po debatonte jo vetëm me viktimën, por edhe me fqinjët e tjerë. Mediat greke kanë nxjerrë edhe momentin e vrasjes së shqiptarit, ku dëgjohet greku teksa i thotë: Mbarova me ty, tani mbarova me ty!

FOTOT- Momenti i vrasjes së shqiptarit në Greqi, i riu la pas 3

Duke treguar se sa i vendosur ishte për të vrarë. Fillimisht kishin pasur një përplasje verbale. 68-vjeçari është ngjitur në banesën e tij, ka marrë pushkën dhe ka zbritur në rrugë. 39-vjeçari nuk e ka parë teksa ndodhej pas një makine të parkuar. Ai ka dalë para viktimës në dy metra, e ka befasuar dhe e ka qëlluar në fytyrë. 39-vjeçari shqiptar është rrëzuar përtokë në mes të rrugës duke mbajtur kokën. Në të njëjtën kohë, një makinë që do të parkonte bën mbrapa dhe largohet me drejtuesin e saj duke parë gjithë skenën.

Megjithatë 68-vjeçari nuk e ka kënaqur zemërimin e tij me plagosje. Ai e gjuan sërish dhe më pas largohet. Sipas informacioneve, burri fatkeq ishte 39 vjeç, me origjinë shqiptare, baba i tre fëmijëve dhe punonte në parkingun e përmendur ku ndodhi edhe sherri fatal. Dëshmitarët okularë të vrasjes brutale deklaruan se sulmuesi, i cili mësohet se vuante nga probleme psikologjike, i kërkoi viktimës një vend parkimi në parkingun ngjitur. Edhe pse vetë nuk kishte makinë. 

Poll

MOS HUMB