Aktualitet

FOTO+VD/ "Telenovela" në familjen mbretërore, shpërthejnë "MEMET" dhe komentet pikante: Fund PËRRALLE!

Në historinë e vendit tonë nuk ka ndodhur kurrë më parë një skandal i tillë.

a.l
FOTO+VD/ "Telenovela" në familjen mbretërore,
Videoja

TIRANË- Sherri në oborrin mbretëror ishte padyshim lajmi i ditës, pasi në historinë e vendit tonë nuk ka ndodhur kurrë më parë një skandal i tillë. Ngjarja është raportuar hap pas hapi nga ZËRI ndërsa në rrjet kanë nisur reagimet dhe komentet 'pikante'. 

Por çfarë ndodhi si fillim? Princ Leka Zogu ka bërë kallëzim në Policinë e Tiranës ku pretendon se është dhunuar nga vjehrri i tij, Gjergj Zaharia dhe Elia Zaharia. Të njëjtën gjë ka bërë edhe Elia, e cila ka depozituar një kallëzim në Polici për ish-partnerin e saj duke e akuzuar se ka ushtruar dhunë ndaj babait të saj, Gjergj Zaharia dhe vetë asaj. Të dyja palët i janë nënshtruar më pas ekspertizës dhe kanë kërkuar urdhër-mbrojtje. 

REAGIMET DERI TANI:

 

FOTO+VD/ "Telenovela" në familjen mbretërore,
Postimi

 

 

"Fund përralle.
...dhe jetuan të lumtur deri në vdekje... derisa ajo e vdiq në dru ndërsa ai e filmonte për portalet!", shkruan Edi Oga. 

FOTO+VD/ "Telenovela" në familjen mbretërore,
postimi

"Kur rrahin dhe rrihen dhe princat, keq puna me dhunën në familje", shkruan gazetarja Anila Hoxha. 

Si ndodhi përplasja?

Kriza në çiftin mbretëror shqiptare është thelluar edhe më shumë. Përpos divorcit, Princ Leka dhe Elia Zaharia pretendojnë se janë dhunuar nga njëri-tjetri pasditen e djeshme (5 mars 2024). Leka ka shkuar në komisariat ku ka bërë denoncimin dhe ka kërkuar urdhër mbrojtje. Në Komisariat ka qenë edhe babai i Elia Zaharias, Gjergj Zaharia i cili ka denoncuar po ashtu Princin për dhunë. Dyshes i është bërë akt ekspertimi mjekoligjor, ku janë konfirmuar shenja dhune në trupin e Eilas. Si Princi, ashtu dhe Elia, i janë drejtuar gjykatës për urdhër mbrojtje. Ndërkohë është publikuar në rrjet sherri mes Princ Lekës dhe Elia Zaharisë që ka degraduar në dhunë fizike. Princ Leka dhe ish-partnerja e tij aktorja Elia Zaharia, i dhanë fund martesës së tyre 7-vjeçare dhe rreth 1 dekade historie dashurie, nga e cila erdhi në jetë Princesha Geraldina II./ZËRI

 

Poll

MOS HUMB