Aktualitet

Frikë për dekonspirim? SPAK zbarkon në Durrës, mënjanon policinë lokale

SPAK ka shmangur bashkëpunimin me policinë lokale në Durrës nga frika e ndonjë dekonspirimi

E.K
Frikë për dekonspirim? SPAK zbarkon në Durrës, mënjanon
Foto ilustruese

DURRËS- Një operacion është duke u zhvilluar prej orëve të parë të mëngjesit të sotëm nhë qytetin e Durrësit, me urdhër të SPAK, ku në pranga kanë rënë disa persona, përfshirë Rexhep Arapin, i njohur me nofkat Kep Arapi apo i forti i Sukthit.

Burime bëjnë me dije për Zërin se operacioni i SPAK është bërë me efektivë nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, nga frika e ndonjë dekonspirimi të mundshëm nga ana e policisë lokale.

Deri tani SPAK nuk ka dhënë një njoftim për operacionin, ndërsa burime bëjnë me dije se ai është në vijim të përgjimeve që janë përfituar nga aplikacioni SKY ECC.

Dedan Gjoni, ish-shefi i komisariarit të policisë në Shijak, dyshohet se ka nxjerrë në pritë Xhevdet Plakun. Ai e kishte shoqëruar këtë të fundit në rajon, dhe më pas iu kishte treguar autorëve që kishin planifikuar vrasjen, foton dhe orën se kur do të nxirrej objektivi nga komisariati.

I përfshirë në tentativën e vrasjes dyshohet se është dhe shtetasi Rexhep alias Kep Arapi, i cili është vënë në pranga mëngjesin e sotëm.

/Zëri 

 

Poll

MOS HUMB