Aktualitet

Fshehu resortin “Mai Tai”, mbyllen hetimet për ish-prokurorin Petrit Fusha

E.K
Fshehu resortin “Mai Tai”, mbyllen hetimet për ish-prokurorin
Petrit Fusha

TIRANË- Prokuroria e Durrësit ka mbyllur hetimet për ish-drejtuesin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Petrit Fusha, i cili akuzohet  për fshehje të pasurisë.

Hetimet ndaj Fushës nisën pas referimit nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dhe materialet e marra nga Inspektorati i Lartë i Kontrollit dhe Deklarimit të Pasurive e Konfliktit të Interesit, ILDKPKI.

Ish-prokurori u hetua për fshehje të resortit “Mai Tai” në periferi të Tiranës.

Hetimet ndaj Fushës kanë filluar në Prokurorinë e Durrësit në vitin 2020, pasi disa kallëzime ndaj tij dhe subjekteve të tjera u referuan për kompetencë në këtë prokurori nga SPAK.

Petrit Fusha pati një karrierë të shtrirë në tre dekada si prokuror dhe drejtues i Prokurorisë së Tiranës përpara se të jepte dorëheqjen në vitin 2019, gjatë procesit të vetingut.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njoftoi se dorëheqja e Fushës u bë pasi atij i kishte kaluar barra e provës. Nga raporti i DSIK-së rezultoi se Fusha nuk e kishte deklaruan përfshirjen në veprimtari të krimit të organizuar të vëllait.

Fusha drejton sot studion ligjore “Fusha & Partners” me aktivitet avokatinë dhe konsulencën, por edhe hotelerinë, turizmin dhe administrimin e pronave të familjes.

Poll

MOS HUMB