Aktualitet

“Fshihu këtu, mos dil”, vrasja me çekiç e 57-vjeçarit, gruaja e viktimës rrëfen detajet tronditëse: Vdiq për të mbrojtur 3 të moshuar

Petrit Ndou zbriti nga makina për të ndihmuar dhe për të orientuar të moshuarit që të largoheshin nga zona e rrezikut.

l.k
“Fshihu këtu, mos dil”, vrasja me çekiç e
Viktima Petrit Ndou

MAMURRAS- Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja me çekiç e Petrit Ndout pak pas mesnatës së 20 janarit, në fshatin Bushnesh. Gruaja e 57-vjeçarit të ndjerë ka rrëfyer për gazetaren Anila Hoxha se si u vra bashkëshorti i saj.  Bashkëshortja e tij, Gjystina Ndou, tregon se i shoqi ndërhyri për të mbrojtur tre persona të moshuar që po dhunoheshin.

Sipas dëshmisë së saj, çifti po kthehej nga një festë familjare në Bushnes rreth mesnatës, kur konstatuan dy automjete të bllokuara në rrugë nga një mjet tjetër, drejtuesi i të cilit po krijonte konflikt dhe po godiste automjetet e tjera.

Petrit Ndou zbriti nga makina për të ndihmuar dhe për të orientuar të moshuarit që të largoheshin nga zona e rrezikut. Në këtë moment, sipas bashkëshortes, ai i kërkoi autorit të ndalonte dhunën duke i kujtuar se personat e përfshirë ishin të moshuar.

“Janë të moshuar, çfarë po bën, s’të vjen zor?’ dhe i mbyllin derën e pasagjeres për të mos e goditur.

Gjystina Ndou tregon se i ka kërkuar bashkëshortit të largohej dhe të fshihej për pak kohë, pasi kishte frikë se autorët do të ktheheshin me mjete për ta goditur. Ata u larguan përkohësisht dhe njoftuan familjarët dhe policinë. Pas disa minutash, Petrit Ndou u kthye për të parë automjetin e tij, duke menduar se autorët ishin larguar. Ai i kërkoi bashkëshortes të qëndronte në një vend të sigurt.

Sipas dëshmisë së saj, në këtë moment ai u sulmua në befasi dhe u godit në kokë me një mjet të fortë (çekiç), duke mbetur pa ndjenja në rrugë. Kur familjarët mbërritën në vendngjarje, e gjetën 57-vjeçarin të shtrirë në tokë, pa shenja jete.

Ajo shikon agresorin dhe i thotë: ‘Ku është Petriti?’

Ai i thotë: ‘Është në tokë disa metra më tutje.’/ZËRI

Poll

MOS HUMB