Aktualitet

Furça e dhëmbëve 'prangos" shqiptarin në Angli

Amarildo Huba, 20 vjeç, ishte punësuar si kopshtar në Cheshire për të paguar paratë që kishte marrë borxh për të hyrë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar.

k.m.
Furça e dhëmbëve 'prangos"  shqiptarin në Angli
 Amarildo Huba

BRITANI E MADHE- Një furçë dhëmbësh e braktisur "ndihmoi" në kapjen e një emigranti ilegal shqiptar, i cili u hodh nga dritarja e katit të fundit kur Policia u fut brenda një3 fabrike kanabisi. Amarildo Huba, 20 vjeç, ishte punësuar si kopshtar në Cheshire për të paguar paratë që kishte marrë borxh për të hyrë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar. Kur Policia u fut në banesën e tij 3-katëshe në orën 9 të mëngjesit më 19 mars të vitit të kaluar dhe ai u hodh nga dritarja dhe u zhduk. Por jo për shumë gjatë.

Gjurmët e tij të gishtave dhe furça e dhëmbëve e çuan në pranga më 18 shkurt të këtij viti. Gjatë marrjes së tij në pyetje, ai tregoi se ishte futur ilegalisht në Angli duke marrë borxh 6 mijë paund. Për të shlyer këtë borxh ai u udhëzua të punonte për një periudhë dy mujore në fabrikën e kanabisit. Edhe pse nuk ishte kërcënuar drejtpërdrejt me dhunë nga ata, të cilëve u kishte marrë borxh, sërish kishte pasur frikë se nuk do të pranonte të punonte për ta; pasojat do t'i vuante familja e tij. 

Sipas mediave në tre katet e ndërtesës ku ai rrinte, kujdesej për 519 rrënjë kanabisi. Bimët do të kishin prodhuar 45.5 kilogramë hashash dhe nëse do dilte në treg do kishte një vlerë 512,800 £. Avokati i shqiptarit, Jim Smith tha se klienti i tij ishte 'përfshirë në mënyrë naive' në botën e krimit dhe se në fakt dëshironte që të kthehej në Shqipëri.

"Megjithëse ai vlerëson përvojën e tij në Britaninë e Madhe si plotësuese në mënyrën se si ka bërë miq. Po ashtu, ka edhe një partner që shpreson se do t'i bashkohet në Shqipëri."

Pavarësisht pretendimeve të tij, shqiptari u dënua me 15 muaj paraburg./ZËRI

Poll

MOS HUMB