
TIRANË- Drejtuesit e televizionit lokal 6+1 Vlora kanë fshirë postimin denigrues ndaj gazetares Afrovita Hysaj. Pak orë pasi Unioni i Gazetarëeve dhe kolegë gaztearë u rreshtuan në mbrojtje të Afrovita Hysaj, televiozni ka vendosur të fshijë postimin të mbushur me fjalë fyese ndaj gazetares. Siç mund të shihet në faqen e televizonit në Facebook, postimi i fundit është 4 orë më parë.

Ndërkohë më herët u publikuan dhe një mesazh kërcënues që Albert Deliaj, pronari i televizionit "TC 6+1 VClora" i kishte dërguar gazetares ku e kërcënonte me jetë.
"Je në gjak me mua", shkruhej në meszhin e dërguan në ëhatsApp.
Zëri.ai zbardhi në mënyrë të plotë gjatë ditës së djeshme historinë e përdhunimit të dyshuar të vajzës. Për ngjarjen policia arrestoi në flagrancë shtetasit Oltjan Tahiri dhe Albi Ceno. Në kërkim për ngjarjen është shpallur dhe shtetasi Gentjano Mehmeti, ndërsa kërkohet edhe një person i katërt me inicialet V.K. Pikërisht V.K-ja është edhe ngatërresa që ka ndodhur me pronarin e TV 6+1 Vlora, pasi i biri Klevis Deliu u raportua se ishte ai personi i katërt që ishte shoqëruar nga Policia, informacion ky që rezulton i pavërtetë. Vajza dhe djemtë kanë qenë duke konsumuar darkën së bashku, ku dyshohet se kanë marrë dhe lëndë narkotike, dhe më pa 3 prej tyre dyshohet se kanë kryer marrëdhënie me dhunë me 26-vjeçaren./Zëri.ai