Aktualitet

'Gërdeci'/ Ish-drejtori i 'Albademil' refuzon të dëshmojë! Fatmir Mediu: Erdha për tu ballafaquar

Mediu tha sot ishte në GJKKO për tu ballafaquar ndërsa shtoi se çdo akt i lëshuar prej tij është bërë në interes të vendit.

E.K
'Gërdeci'/ Ish-drejtori i 'Albademil' refuzon të
Fatmir Mediu

TIRANË- Ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu ka folur për mediat pas daljes nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ku u zhvillua seanca e radhës ndaj tij për çështjen “Gërdeci”. Mediu tha sot ishte në GJKKO për tu ballafaquar ndërsa shtoi se çdo akt i lëshuar prej tij është bërë në interes të vendit. Në seancë Dritan Minxholli, ish-drejtori i kompanisë “Albademil”, që kryente demontimin e municioneve dhe predhave në punishten e Gërdecit ka refuzuar të dëshmojë dhe mësohet se ka kërkuar uljen e dënimit.

Fatmir Mediu: Shefi i sektorit i Drejtorisë Juridike çmoi se çdo akt që ka nxjerrë ministri ka qenë në përputhje me ligjin, me VKM-në dhe detyrimet ndërkombëtare dhe çdo akt që është nxjerrë ka qenë në shërbim të interesit të sigurisë së vendit për demontimin e municioneve. Për sa i përket pastaj thirrjes së dëshmitarëve, mendoj që ky është një detyrim i Prokurorisë për dëshmitarët që ka thirrur, t’i bëjë të mundur të jenë prezent. Mundësisht, nëse nuk kanë pyetje vetë për dëshmitarët që thërrasin, të kenë të paktën dëshirën që të dëgjojnë pyetjet tona se mund të ndihmojnë në zbardhjen e së vërtetës dhe në proces.

Pyetje: Z. Mediu, Prokuroria e Posaçme ka kërkuar pyetjen e pesë shtetasve amerikanë dhe sot autoritetet amerikane të drejtësisë kanë kërkuar pyetje shtesë për këta persona dhe për të ditur statusin e tyre penal. Në këndvështrimin tuaj, a është kaq e domosdoshme pyetja e tyre dhe a mund ta ndihmojnë procesin ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes?

Mediu: Klodi, e para njëherë, se ju jeni juriste, mendoj se në qoftë se ka mangësi në mënyrën sesi ka proceduar Prokuroria, kjo nuk është pjesë e përgjegjësisë së Mbrojtjes. Pra, në atë që lexoi gjyqtarja duket që kishte nevojë për të sqaruar se për çfarë thirren këta dëshmitarë për t’u pyetur, gjë që duhet ta kishin bërë edhe më dëshmitarët që ka thirrur Prokuroria deri me tani. ashtu siç bëmë ne me dëshmitarët tanë dhe një pjesë e tyre u refuzuan në mënyrë krejt të papranueshme. Mendoj se padyshim, sepse është kompania që ka bërë procesin e demontimit, është kompania që ka pasur kontratën, është kompania e cila ka qenë pjesëmarrëse në procesin e demontimit, si në të parin dhe në të dytin; është kompania që ka bërë transaksionet e ndryshme rreth këtij procesi; është kompania, e cila ka prezantuar tek Ministria e Mbrojtjes, teknologjinë, eksperiencën dhe të gjitha marrëdhëniet që ka pasur. Dhe po ta marrim logjikën e thjeshtë, duhet që çdo element që është marrë me këtë proces, të ishte pjesë e dëshmisë apo e vlerësimit juridik të veprimtarisë apo mosveprimtarisë së tyre.

Në seancën e sotme, Gjykata ka kërkuar nga Policia që të njoftojë Mihal Deligjorgjin dhe Dritan Minxollin si dëshmitarë, por ende nuk u janë gjendur adresat. Ndaj edhe pritet për t'u parë nëse do të marrin pjesë në seancën e sotme. Fatmir Mediu akuzohet për shpërdorim detyre të kryer në bashkëpunim me zinxhirin komandues ushtarak. Ish-ministri u rikthye në Gjykatë nga denoncimi i një familjeje nga Gërdeci, fshati i tragjedisë së 15 marsit ku nga shpërthimi humbën jetë 26 persona e u plagosën 300 të tjerë./ZËRI

Poll

MOS HUMB