Aktualitet

'Gërdeci'/ SHBA kërkon shpjegime për pyetjen e shtetasve të huaj! Ja çfarë thotë Mediu pas seancës

Mësohet se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kërkuar shpjegime për marrjen në pyetje të shtetasve të huaj, Patrick Henry dhe përfaqësuesit e kompanisë SAK.

E.K
'Gërdeci'/ SHBA kërkon shpjegime për pyetjen e
Fatmir Mediu

TIRANË- Është mbajtur këtë të mërkurë në ambientet e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar seanca e radhës në lidhje me çështjen “Gërdeci”. Mësohet se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kërkuar shpjegime për marrjen në pyetje të shtetasve të huaj, Patrick Henry dhe përfaqësuesit e kompanisë SAK. Në letërporosi thuhet se marrja në mund të behet dhe me video-konferencë, ndërsa seanca gjyqësore në SHBA është përcaktuar në 12 maj 2024.

Ndërkohë ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu në daljen e tij për mediat jashtë ambienteve të GJKKO u shpreh se në lidhje me këtë çështje ka 17 vite që pret të merret në pyetje, por shton se marrja e tij në pyetje duhet të jetë një akt real.

Fatmir Mediu: Mendoj se është një detyrim i prokurorisë për dëshmitarët që ka thirrur t’i bëj të mundur të jenë prezent. Mundësisht për dëshmitarët që thërrasin të kenë dëshirën të dëgjojnë të dhëna që mund të ndihmojnë në zbardhjen e këtij procesi. Nëse ka mangësi në mënyrën si ka proceduar prokuroria kjo nuk është pjesë e përgjegjësisë së mbrojtjes. Në atë që lexoi gjyqtarja duket që kishte nevojë për të sqaruar se për çfarë thirren këta dëshmitarë për t’u pyetur. Gjë që duhet ta kishim bërë edhe me dëshmitarët që ka thirrur prokuroria deri më tani. Ashtu siç bëmë ne me dëshmitarët tanë dhe një pjesë e tyre u refuzuan në mënyrë krejt të papranueshme.

Fatmir Mediu akuzohet për shpërdorim detyre të kryer në bashkëpunim me zinxhirin komandues ushtarak. Ish-ministri u rikthye në Gjykatë nga denoncimi i një familjeje nga Gërdeci, fshati i tragjedisë së 15 marsit ku nga shpërthimi humbën jetë 26 persona e u plagosën 300 të tjerë./ZËRI

Poll

MOS HUMB