Aktualitet

'Gërdeci'/ 'Mediu është njëshi', zbardhen debatet në seancë, Zamira Durda: 1-shi se ka vrarë njerëz

Ndërkohë seanca e radhës është vendosur të mbahet më 15 mars.

E.K
'Gërdeci'/ 'Mediu është njëshi',
Fatmir Mediu

TIRANË- Zbardhen detaje nga seanca gjyqësore npër çështjen “Gërdeci” në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Ai që ka dëshmuar këtë të mërkurë ka qenë ish-drejtori Juridik i Ministrisë së Mbrojtjes, Rezart Tërshana. Ky i fundit ka folur për procesin e demontimit, ndërsa iu përgjigj disa pyetjeve nga ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu dhe avokati i tij. Ndërkohë në seancë ka ndërhyrë dhe Zamira Durda, nëna e një prej viktimave të shpërthimit, e cila ka akuzuar Mediun. Ndërkohë seanca e radhës është vendosur të mbahet më 15 mars.

Rezart Tërshana: Ne nuk caktuam çmim për demontimin, sepse nuk e dinim ku do bëhej demontimi. Komisioni i çmimeve nuk e dinte këtë gjë, kjo gjë nuk u diskutua, për sa kohë nuk e dinim ku do transportoheshin nuk vendosnim dot çmim. Me aq sa mbaj mend unë, 30 deri në 35 milionë euro harxhoheshin nga buxheti i shtetit për demontimin.

Fatmir Mediu: Çfarë raportesh ke patur me mua?

Rezart Tershana: Marrëdhënie pune, asgjë tjetër

Fatmir Mediu: Çështje fitimi ka qenë demontimi?

Rezart Tërshana: Jo, ka qenë çështje sigurie

Fatmir Mediu: E mbani mend urdhërin 2044?

Rezart Tërshana: Jo

Fatmira Durda: Lërini urdhërat 2044, po flisni për pasojat e Gërdecit (me tone të larta)

Avokati Visha pyet Tërshanën: Cili nga ministrat ka qenë më korrekti sipas jush?

Rezart Tërshana: Mediu është njëshi

Zamira Durda: Njëshi është se ka vrarë njerëz

Gjyqtarja Irena Gjoka: Mbani qetësi

Fatmir Mediu akuzohet për shpërdorim detyre të kryer në bashkëpunim me zinxhirin komandues ushtarak. Ish-ministri u rikthye në Gjykatë nga denoncimi i një familjeje nga Gërdeci, fshati i tragjedisë së 15 marsit ku nga shpërthimi humbën jetë 26 persona e u plagosën 300 të tjerë./ZËRI

Poll

MOS HUMB