
TIRANË- Ka nisur seanca e radhës në ambientet e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsion dhe Krimin e Organizuar për ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu lidhur me tragjedinë e Gërdecit, të ndodhur disa ditë më parë. Seanca e kaluar, e mbajtur në 21 shkurt, u shty për shkak të mungesës së gjyqtares Irena Gjoka.
Mediu: Sesi ka procedurat Prokuroria, kjo nuk është përgjegjësi e mbrojtjes. Këtë duhet ta kishin bërë edhe me dëshmitarët. Mendoj që padyshim është kompania që ka bërë procesin e demontimit. është kompania që ka bërë transaksionet e ndryshme. Kam pritur 17 vjet për t'u pyetur për çdo gjë. Unë kam ardhur vetë në Gjykatë për të bërë pyetje dhe për t'u gjykuar. Nuk e bëj në media, e bëj në sallën e gjyqit. Do të desha që gjithsecili të përgjigjet për pyetjet sepse ka të bëjë me të vërtetën e tyre. Ka të bëjë me humbjen e jetës së njerëzve ku secili ka përgjegjësi penale dhe morale.
Në seancën e sotme, Gjykata ka kërkuar nga Policia që të njoftojë Mihal Deligjorgjin dhe Dritan Minxollin si dëshmitarë, por ende nuk u janë gjendur adresat. Ndaj edhe pritet për t'u parë nëse do të marrin pjesë në seancën e sotme. Fatmir Mediu akuzohet për shpërdorim detyre të kryer në bashkëpunim me zinxhirin komandues ushtarak. Ish-ministri u rikthye në Gjykatë nga denoncimi i një familjeje nga Gërdeci, fshati i tragjedisë së 15 marsit ku nga shpërthimi humbën jetë 26 persona e u plagosën 300 të tjerë./ZËRI