Aktualitet

“Gërdeci” shtyhet për në muajin Shtator, Fatmir Mediu mungonte në seancën në GJKKO

Seanca e radhës do mbahet më 11 shtator

E.K
“Gërdeci” shtyhet për në muajin Shtator, Fatmir Mediu
Fatmir mediu

TIRANË- Është shtyrë seanca e sotme në Gjykatën e Posaçme, për çështjen Gërdeci, për shkak se ish-ministri i mbrojtjes Fatmir Mediu nuk ishte i pranishëm dhe as avokatët e tij. Seanca e radhës për tragjedinë ku humbën jetën 26 persona, është lënë për në muajin Shtator, pasi muaji Gusht është kryesisht pushim edhe për institucionet e drejtësisë, me përjashtim të çështjeve që kanë të bëjnë me masat e sigurisë.

Në seancën e sotme 5 ekspertët që do të bëjnë vlerësimin e dëmit, kishin dorëzuar në gjykatë përgjigjet e 113 pyetjeve të bëra nga Prokuroria dhe nga avokatët, por të dyja palët kanë kërkuar kohë që të njihen me këto përgjigjie. Avokati i Fatmir Mediut, Ligori por edhe prokurori i SPAK, Klodian Braho kërkuan kohë që të njihen me përgjigjet.

Fatmir Mediu akuzohet për shpërdorim detyre të kryer në bashkëpunim me zinxhirin komandues ushtarak. Ish-ministri u rikthye në Gjykatë nga denoncimi i një familjeje nga Gërdeci, fshati i tragjedisë së 15 marsit ku nga shpërthimi humbën jetë 26 persona e u plagosën 300 të tjerë./ZËRI

Poll

MOS HUMB