Aktualitet

Gjendet një granatë e pashpërthyer në tarracën e një shtëpie funerali në Fushë Krujë

Pronari nuk njihet si person problematik, por pak kohë më parë ka qenë pre e një zjarrvënie, ku për pasojë u dogj magazina e vjetër.

F.I
Gjendet një granatë e pashpërthyer në tarracën e
PAMJE NGA VENDNGJARJA

FUSHË-KRUJË-Një granatë e pashpërthyer është gjetur në tarracën e një shtëpie funerali në fshatin Kameras të Fushë-Krujës.  Granata është gjetur nga pronari i godinës, A.S i cili po kryente disa rregullime. Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur RENEA dhe forcat xheniere për heqjen e saj.

Pronari nuk njihet si person problematik, por pak kohë më parë ka qenë pre e një zjarrvënie, ku për pasojë u dogj magazina e vjetër./ZËRI

Poll

MOS HUMB