Aktualitet

Gjendet pa shenja jete i burgosuri në IEVP Fushë Krujë

Raportohet se Shaqiri është transportuar pa shenja jete drejt Qendrës Shëndetësore të Fushë Krujës.

E.K
Gjendet pa shenja jete i burgosuri në IEVP Fushë Krujë
Foto ilustruese

KRUJË- Afrim Shaqiri, 39 vjeç, i burgosur në burgun e Fushë Krujës ka ndërruar jetë pasditen e kësaj të premteje. Raportohet se Shaqiri është transportuar pa shenja jete drejt Qendrës Shëndetësore të Fushë Krujës.

Viktima trajtohej me metadon, pasi ka qenë përdorues narkotikësh. Ndërkohë shkaqet e vdekjes pritet të zbardhen nga autopsia. Deri më tani nuk ka ende një reagim zyrtar nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve./ZËRI

Poll

MOS HUMB