
TIRANË- Lidhja e bandave kriminale me struktura e Policisë së Shtetit zbulohet në episodin e katërt të dosjes së Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Kësaj here i është "kryer punë" Aldo Avdylajt. Më 3 korrik të 2020, Avdyli ka dalë jashtë Shqipërisë dhe ka kërkuar që të futet në Shqipëri prapë, por kësaj herë përmes doganës së Malit të Zi.
Arben Ndoka, Arian Tuku, Miri Bruli dhe persona të tjerë të paidentifikuar e ndihmojnë. Transportin ia ka bërë Miri Bruli, duke përdorur një varkë duke e zbrirut në Pulaj, Shkodër. Ai u fut në Shqipëri, por zyrtarisht në TIMS, Avdyli për herë të fundit ka hyrë në vend më datë 25.02.2016. Një alibi e përkryer për të nëse ndonjëherë do të dyshohej për ndonjë ngjarje kriminale. Për këto raste, përgjigjia e tij do të ishte krejt e thjeshtë: Nuk kam qenë fare në Shqipëri!
PJESË NGA DOSJA:
Me date 26.06.2020 shtetasi Astrit Avdyli komunikon me shtetasin Arben Ndoka, te cilit i tregon qe do te te shkruaj Aldo, don me hy nga Mali i Zi per ne Shqipri. Me date 27.06.2020 shtetasi Astrit Avdyli komunikon me shtetasin Arben Ndoka, e pyet nese ka komunikuar me "Aldon" dhe i tregon qe do te shkruaj. Gjithashtu i tregon qe ai kerkon te futet nga Mali i Zi pa regjistruar. Me date 30.06.2020 shtetasi Arian Tuku komunikon me shtetasin Arben Ndoka dhe nder te tjera i shkruan, ...e rregullova me me kalu me varke... Arian Tuku komunikon me shtetasin Miri Bruli te cilit i tregon ne lidhje me faktin qe shoku i tij (i referohet Aldo Avdyli) eshte ne Mal te Zi dhe e pyet se kur do ta kalojme. I tregon qe "ai (shoku) eshte duke mberritur ne Mal te Zi dhe i kerkon qe neser me trego oren dhe vendin ku te thuash ti. Me konkretisht i shkruan, ...Esht ai shoku im ne mal te zi, Kur do e kalojm? Ok vlla ma pyt. Tu mrri ne mal te zi vlla eshl Per me kalu sonte nta. PNeser me thuj nga cila or me qen ku te me thuash ti...Arian Tuku komunikon me shtetasin Aldo Avdyli te cilit i dergon si chat attachment biseden qe ka kryer me shtetasin Miri Bruli ku dallohet fakti qe takimi do te behet ne qytetin e Ulqinit./ZËRI