Aktualitet

Gjirokastra nuk gjen qetësi! Probleme në rrugën për në Tepelenë, inertet bllokojnë rrugën

Ndërkohë OSHEE informon se, mungon energjia elektrike në njësinë adm. Kurvelesh, Bashkia Tepelenë dhe Ballaban, Bashkia Këlcyrë.

F.I
Gjirokastra nuk gjen qetësi! Probleme në rrugën për në
PAMJE NGA VENDNGJARJA

GJIROKASTËR-Rreshjet e shumta të shiut kanë paralizuar Gjirokastrë, ku përpos dëmve të shumta inertet vijonë të jenë problemi kryesor. Aksi Gjirokastër-Tepelenë është bllokuar sërish për shkak të rrëshqitjes së dheut.

Intertet kanë bllokuar aksin në afërsi të kthesës së fshatit Hormovë. Në vendngjarje punonjësit e firmës konçensionare po punojnë për largimin e baltës nga rruga. Ndërkohë OSHEE informon se, mungon energjia elektrike në njësinë adm. Kurvelesh, Bashkia Tepelenë dhe Ballaban, Bashkia Këlcyrë.

Sa i përket situatës hidrike, niveli i lumit Vjosë, në pikë-matjen e Memaliajt, raportohet të jetë nën kuotën 3.7 metra.

Poll

MOS HUMB