Aktualitet

GJKKO la në burg 10 të arrestuarit gjatë operacionit të antidrogës, latinët: Erdhëm për të mbjellë flokët

Ata u shprehën se erdhën në Shqipëri si turistë

I.F
GJKKO la në burg 10 të arrestuarit gjatë operacionit të
Momenti kur të arrestuarit dalin para Gjykatës

TIRANË- Gjykata e Posaçme ka lënë në burg 10 personat që u arrestuan gjatë operacionit të antidrogës të zhvilluar nga Prokuroris e Posaçme. Në mesin e të arrestuarve ishin dhe 3 persona nga Amerika Latine, të cilët dëshmuan para gjykatës së nuk kanë lidhje me trafikun e drogës.

Kolumbiani Hiwlen Ledezma Narvaez, dhe 2 venezuelianët, Joze Ramon Zacarias Vasquez dhe Samuel Alfonso Moreno Serrano u shprehën se erdhën në Shqipëri si turistë dhe për të mbjellë flokët.

Sipas Prokurorisë së Posaçme në më shumë se 1 vit hetime është zbuluar se grupi bashkëpunonte me organizata kriminale në Amerikën Latine për të trafikuar drogë në Shqipëri. Ndryshe nga droga e fshehur në fruta, kokaina e këtij grupi vinte e kamufluar në “lëkurë gjedhi të kriposur”. Në Shqipëri përpunohej duke e kthyer në gjendjen e saj fillestare për ta transportuar më pas në vendet e Bashkimit Europian.

SPAK ishte në dijeni të lëvizjeve të grupit kriminal, por i lanë ata të veprojnë të lirë. Grupi kriminal ka arritur të sjellë dy ngarkesat e fundit në shtator dhe në nëntor, ku në vendin tonë u transportuan 48 ton lëkurë gjedhi, të cilat përmbanin kokainë brenda. Më 15 nëntor SPAK në bashkëpunim me autoritetet spanjolle dhe me Policinë e Shtetit ndërhynë dhe arrestuan 10 persona, 7 shqiptarë dhe 3 nga Amerika Latine. /ZËRI

Poll

MOS HUMB