Aktualitet

Gjyqi ndaj Belerit! ‘Zbërthehet’ telefoni i Pandeli Kokaveshit, çfarë shkruhej në grupin e 'WhatsApp'?

Sipas SPAK në grup mes të tjerave diskutohej dhe për dhënien e parave të qytetarëve, por dhe sigurimi i dokumentave greke.

E.K
Gjyqi ndaj Belerit! ‘Zbërthehet’ telefoni i Pandeli Kokaveshit,
Fredi Beleri

TIRANË- Detaje të reja nga gjyqi në ngarkim të Fredi Belerit në Gjyktaën e Posaçme të Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Raportohet se Prokuroria e Posaçme ka nxjerrë para trupës gjykuese provat që fajësojnë Belerin, mes të cilëve dhe një grup në WhatsApp, me emrin “Himara ime je ti”. Sipas SPAK në grup mes të tjerave diskutohej dhe për dhënien e parave të qytetarëve, por dhe sigurimi i dokumentave greke. Sipas akuzës, madje në një bisedë, Beleri i ka tërhequr vëmendjen Kokaveshit me fjalët:

“Çfarë janë këto biseda, nga këto do të digjesh”, shkruan Beleri!

Por avokatët e Fredi Belerit kanë kërkuar se bisedat nuk kanë lidhje me akuzat. Po ashtu bëhet me dije se Fredi Beleri nuk ka pranuar të dorëzojë kodin e telefonit. Kjo është bërë e ditur nga Prokuroria ne seancën e sotme, ku u paraqitën provat. Nisur nga ky fakt prokuroria nuk ka ekspertuar dot telefonin e tij, por të Arsen Ramës (bashkëpunëtorit) ku janë gjetur thirrjet dhe komunikimet me të.

I zgjedhur nga votat e qytetarëve kryebashkiak i Himarës, Fredi Beleri është arrestuar më datë 12 maj 2023. Ai akuzohet për veprën penale “korrupsion aktiv në zgjedhje, kryer në bashkëpunim”. Banorë të Himarës kanë thënë se atyre iu janë premtuar para, në këmbim të votës./ZËRI

Poll

MOS HUMB