
BRITANI E MADHE- Një i ri u arratis në Shqipëri pasi goditi me thikë për vdekje një adoleshent në Finsbury Park. 23-vjeçari Kevin Peraj u është shpallur fajtor për vrasje të paqëllimshme të Ahmed Habib, vetëm 19 vjeç. Adoleshenti u gjet me plagë të shumta nga thikë brenda makinës së tij të ndalur në rrugën Stroud Green në orët e para të 11 korrikut 2024.
Sipas mediave të huaja, një tjetër person, po ashtu i plagosur, ishte krah tij në sendiljen e pasme, por i mbijetoi plagëve.
Peraj u kap në kamerat e sigurisë duke iu afruar makinës së Habibit në rrugën Seven Sisters dhe duke sulmuar pasagjerin e mjetit. Habib arriti të largohej, por u ndal pranë Tollington Avenue dhe vdiq pak para orës 3 të mëngjesit.
Duke u përpjekur t'i shmangej arrestimit, Peraj udhëtoi për në Aeroportin e Heathroë po atë ditë, por humbi fluturimin e tij nga ai aeroport, kështu u largua nëpërmjet Eurotunnel. Por ai u gjet në banesën e tij në Shqipëri, u arrestua dhe u kthye në Britaninë e Madhe më më 16 korrik.
Pas një gjyqi gjashtë-javor, Gjykata e Kurorës në Isleëorth e shpalli fajtor për vrasje nga pakujdesia.
Dënimi i tij do të jepet më 1 gusht. Policia vijon hetimet pasi dyshohet se një tjetër person ka qenë i përfshirë në sulm./ZËRI