Aktualitet

Grabisnin vila lukzose në Ibiza dhe Majorka, arrestohen dy shqiptarë në Spanjë

Të arrestuarit me origjinë shqiptare kishin si objektiv të pasurit që jetonin në Ishujt Balearik.

I.F
Grabisnin vila lukzose në Ibiza dhe Majorka, arrestohen dy shqiptarë
Sendet e vjedhura nga shqiptaret

SPANJË- Policia e Spanjës ka identifikuar dhe arrestuar dy shqiptarë të cilët ishin përgjegjës për më shumë se 50 grabitje të kryera në Ishujt Balearik në dy vitet e fundit. Sipas policisë, shqiptarët grabisnin sende me vlerë, si ora dhe bizhuteri të ndryshme. Shuma e sendeve të grabitura përllogaritet mbi 2 milionë euro.

Të arrestuarit po hetohen edhe nga forcat policore në Francë, Itali, Gjermani dhe Belgjikë për krime të ngjashme.

Sipas Guardia Civil, në sendet e vjedhura janë gjetur më shumë se 20 ora luksoze dhe bizhuteri të shumta.

Të arrestuarit me origjinë shqiptare kishin si objektiv të pasurit që jetonin në Ishujt Balearik. Ata zakonisht i zgjidhnin kur dilnin nga restorantet luksoze dhe plazhet ekskluzive, ku arritën deri aty sa të vendosnin pajisje GPS në automjetet e tyre për të identifikuar shtëpitë ku banonin dhe objektet e grabitjeve.

Më pas, hajdutët prisnin deri sa ata të flinin dhe hynin në shtëpitë e tyre dhe grabisnin kryesisht bizhuteri dhe ora të cilësisë së lartë, të cilat janë dërguar në tregun e zi përmes palëve të treta.

Hetimi nga Garda Civile filloi afërsisht një vit më parë dhe falë bashkëpunimit me Europol, ka arritur t’i identifikoj. Pasi janë arrestuar janë gjetur më shumë se 20 ora luksoze të vlerësuara në tërësi rreth 350 mijë euro, së bashku me bizhuteritë e shumta. Gjithashtu janë gjetur mjete të specializuara për kryerjen e grabitjeve, aparate gjurmuese GPS dhe veshje që përdornin për të mos u identifikuar gjatë kryerjes së krimeve.

Hetimi mbetet i hapur dhe nuk përjashtohen arrestime të reja në të ardhmen, si dhe zbardhja e më shumë veprave kriminale të kryera në vende të tjera të Europës. /ZËRI/

Poll

MOS HUMB