Aktualitet

Grabitje dhe bashkëpunim me grupet kriminale, dënohet me 10 vite burg shqiptari në Itali

Prokuroria e Romës ekzekutoi dje "urdhër-arrestin" ndaj tij, pasi i riu u ndalua nga Policia në zonën e Viterbos në Romë.

I.F
Grabitje dhe bashkëpunim me grupet kriminale, dënohet me 10 vite burg
Foto ilustruese

ROMË- Një 36-vjeçar shqiptar, identiteti i të cilit nuk është bërë me dije, është dënuar Gjykata e Romës me 10 vite dhe 9 muaj burg. Sipas autoriteteve, shqiptari akuzohet për grabitje, shantazh dhe bashkëpunim me grupet kriminale. Prokuroria e Romës ekzekutoi dje "urdhër-arrestin" ndaj tij, pasi i riu u ndalua nga Policia në zonën e Viterbos në Romë.

Efektivët e policisë shoqëruan 36-vjeçarin në komisariatin e Policisë dhe pasi përfunduan procedurat e transportuan atë në burgun “Nicandro Izzo”, ku pritet të kryejë dënimin.

Policia italiane ende nuk ka dhënë detaje nëse arrestimi i 36-vjeçarit lidhet me megaoperacionin që u shtri në 5 qytete të Italisë, ku u lëshuan 61 urdhër-arreste dhe ranë në pranga 43 shqiptarë. Gjithashtu nga ky operacion, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, bëri të ditur se ka arrestuar dy pjestarë të tjerë të grupit. Gjatë hetimit, i cili ka zgjatur 4 vjet, janë sekuestruar 360 kg lëndë narkotike të llojit kokainë, armë dhe sende të tjera me vlerë, të përllogaritura në vlerën prej 60 milion Euro cash./ZËRI

Poll

MOS HUMB