BERAT-Dy grabitje me vlerë rreth 200 milionë lekë raportohet të kenë ndodhur në Berat. Ngjarjet mësohet se kanë ndodhur gjatë javës së fundit ku dy biznesmenë në qarkun e Beratit kanë rënë pre e hajdutëve.
Gabitjet kanë ndodhur gjatë natës në biznesin “Veza e Mëngjesit”, që ndodhet përgjatë aksit nacional Berat-Dimal, ne pronar shtetasin Leonard Fani dhe tjetra në banesën e shtetasit Lumnir Osoja, pronar i kompanisë “Center Albania”. Sipas raportimeve paraprake në të dyja rastet autorët kanë marrë kasafortat, ku në secilën prej tyre dyshohet se ndodheshin rreth 100 milionë lekë.
Lidhur me rastet ende nuk ka një njoftim zyrtar nga autoritetet, ndërsa Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë së biznesit dhe të banesës së biznesmenit për të zbardhur identitetet e autorëve dhe detaje nga grabitjet.