Aktualitet

Laert Haxhia kishte në shënjestër prokuroret, Ambasada Amerikane&BE: Jemi të shqetësuar!

Vijnë reagimet e para nga ndërkombëtarët.

k.m.
Laert Haxhia kishte në shënjestër prokuroret, Ambasada
Foto ilustruese

TIRANË- Ambasada Amerikane dhe Bashkimi Europian në Shqipëri kanë reaguar njëzëri lidhur me kërcënimin e 2 prokuroreve nga Laert Haxhiu dhe nga anëtarë të tjerë të Bandës së Lushnjes. Fillimisht, reagimi i parë ka ardhur nga Ambasada Amerikane në Shqipëri që shfaqi shqetësimin lidhur me jetën e zyrtarëve që zbatojnë ligjin. E vetëm disa minuta më pas, një reagim erdhi dhe nga Bashkimi Europian. 

Ambasada Amerikane në Shqipëri: Një sistem drejtësie që funksionon pa frikë dhe kërcënime është kërkesë legjitime e popullit shqiptar dhe Shtetet e Bashkuara janë thellësisht të shqetësuara për kërcënimet për dhunë ndaj zyrtarëve të zbatimit të ligjit që po punojnë për ta bërë Shqipërinë të sigurt, të begatë dhe më demokratike. Hetuesit, prokurorët dhe gjyqtarët duhet të jenë në gjendje të kryejnë detyrat e tyre pa kërcenime apo kanosje. Shtetet e Bashkuara ritheksojnë mbështetjen e tyre të palëkundur për zyrtarët e zbatimit të ligjit në Shqipëri, të cilët po luftojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar me guxim, si dhe janë gati të mbështesin përpjekjet e tyre.

Bashkimi Europian: Delegacioni i BE-së në Shqipëri është thellësisht i shqetësuar për kërcënimet e bëra ndaj autoriteteve të drejtësisë që punojnë çdo ditë në luftën kundër krimit të organizuar në Shqipëri. Ne mirëpresim angazhimin e autoriteteve shqiptare për të hetuar me shpejtësi këto kërcënime dhe për të mbajtur përgjegjës autorët. BE-ja mbështet plotësisht të gjithë zyrtarët që punojnë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri, dënon çdo formë sjelljeje kërcënuese ndaj tyre dhe vazhdon të mbështesë vendin në përpjekjet e tij për forcimin e shtetit të së drejtës.

Këtë të dielë, Policia e Shtetit ka marrë në ruajtje prokuroren e SPAK, Doloresa Musabelliu dhe ish-hetuesen e Prokurorisë së Lushnjes, Merita Selimin. Marrja e tyre në mbrojtje ndodhi fill pasi "i penduari" Artan Tafani rrëfeu se si kreu i grupit Laert Haxhiu, kishte planifikuar eleminimin e tyre. Të dyja, njëra në Lushnje dhe tjetra në SPAK, kishin hetuar dosjet e bandës së Lushnjes./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB