
KUÇOVË- Ngjarje të shënuar për Forcat e Armatosura e ka cilësuar Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë shqiptare Arben Kingji hapjen e bazës ajrore ushtarake të NATO-s në Kuçovë. Gjatë fjalës së tij në ceremoninë e hapjes, Gjeneral-Major Arben Kingji u shpreh se baza e Kuçovës do të jetë një vlerë e shtuar në mbrojtjen tonë. Po ashtu Kingji tha se FA do të rrisin prezencën në Rumani, Kosovë dhe Bosnje Hercegovinë
Arben Kingji: Është një ngjarje e shënuar për FA dhe vetë aleancën. Sot afrohet një vlerë e shtuar në infrastrukturën tonë të mbrojtjes. Në një epokë të karakterizuar nga sfida komplekse nevojat për infrastrukturë të qëndrueshëm dhe bashkëkohorë është bërë më e nevojshme se kurrë. Gjithashtu baza ajrore Kuçovë e vetmja në Ballkanin Perëndimor, do të mbështesë në operacionet e vendeve të aleancës, patrullimin e hapësirës ajrore. Porti Ri i Porto Romanes do të rrisë ndjeshëm kapacitete tona detare. Do të sigurojë hapësira të nevojshme për pritjen e vendeve të aleancës. Paralelisht FA janë futur në një proces modernizimi. Do të rrisim prezencën në Rumani, Kosovë dhe Bosnje Hercegovinë./ZËRI