
TIRANË- Nëse kishit plane për fundjavën, bën mirë që t'i anuloni. Shërbimi Meterologjik Ushtarak ka parashikuar se vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Të shtunën, moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira, të cilat kryesisht në relievet malore do të shoqërohen me reshje shiu të dobëta dhe afatshkurtra.
Të dielën, moti do të jetë kryesisht i vranët e intervale afatshkurtra me diell. Në zonën e veriperëndimit, priten reshje shiu me intensitet të ulët dhe mesatar në pjesën më të madhe të ditës. Në mbrëmje, shiu do të marrë formën e rrebesheve, shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër. Sa i përket temperaturës, në bregdet do të variojë: 10/16°C; në vendet e ulëta: 7/17°C; ndërsa në vendet malore: 1/14°C. Nga ana tjetër, era pritet të jetë e lehtë deri mesatare.
HARTA LIVE: