
BULQIZË- Në lidhje me situatën shqetësuese në Bulqizë, ku prej disa ditësh ka pasur një fluks të shtuar qytetarësh në spitalin e qytetit, ka folur dhe Prefekti i Qarkut, Nexhbedin Shehu.
Ai është shprehur se po kryhen veprimet e nevojshme për të gjetur shkakun e paraqitjes së numrit kaq të lartë të qytetarëve në urgjencën e spitalit, me siptomat, e diarres, të vjellave dhe temperaturë.
Shehu po ashtu ka këshilluar qytetarët, që deri të zbulimin përfundimtar të shkakut, të përdorin ujë të blerë ose ta ziejnë atë edhe pse analizat e para kanë dalë, por po pritet rezultati i një analize të thelluar.
“Nga e shtuna ka fluks të shtuar e njerëzve të cilët paraqiten me simptoma diarreje dhe të vjella. Shenjat janë të lehta sipas mjekëve, bëjnë një serum dhe më pas largohen. Por fluksi është i shtuar.
Këto ditë ka mbi 30 raste paraqitjeje. Numri i personave që kanë kërkuar ndihmën mjekësore ka shkuar mbi 90 persona. Analizat të cilat iu bënë ujit kanë dalë mirë. Megjithatë ka gjeografi përtej Bulqizës. Është në hetim e ende po pësim përgjigjen e një analize të thelluar.
Gjej rast ti bëj thirrje popullatës të bëjnë kujdes, ta ziejnë ujin apo të përdorin ujë të blerë deri në daljen e përgjigjes së analizës. Del mbrëmjen e sotme”, u shpreh ai.