Aktualitet

Hetimet për pronat e ushtrisë, SPAK vijon me marrjen në pyetje të ish-zyrtarëve

SPAK po heton disa prej pronave të ushtrisë të cilat kanë kaluar në pronësi private.

f.t

Hetimet për pronat e ushtrisë, SPAK vijon me marrjen në pyetje

SARANDË- SPAK vijon me marrjen në pyetje të ish-zyrtarëve, ushtarakëve dhe biznesmenëve për privatizimin e pronave të ushtrisë. Ylber Dogjani, ish drejtor i drejtorisë së logjistkës në komandën e forcës së bashkuar, ish drejtues u agjencisë së inteligjencës sigurisë dhe mbrojtjes (Shërbimi Informaziv Ushtarak), dhe ish-komandant i Forcës Detare, është pyetur pak ditë më parë në SPAK.

Prokuroria e Posaçme po heton disa prej pronave të ushtrisë të cilat kanë kaluar në pronësi private, si baza detare e Limionit në Saranda dhe zona të tjera ku në pyetje në cilësinë e kallëzuesit është marrë në pyetje edhe ish ushtaraku i lartë Artur Meçollari. Bardhyl Kollçaku deputet i PS dhe njëherësh ish Shef i Shtabit të Përgjithshëm i Forcave të Armatosura. E kallëzuar është edhe ish ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka.

SPAK po heton disa prej pronave të ushtrisë të cilat kanë kaluar në pronësi private, ndër to baza detare e Limionit në Sarande dhe zona të tjera ku në pyetje është marrë edhe ish-ushtaraku i lartë Artur Meçollari, në cilësinë e kallëzuesit. 

Më 11 mars 2023, GJKKO, ka pranuar kërkesën e SPAK për vënien nën sekuestro preventive të “Bazës Ndihmëse, Limion, Sarandë”, një bazë e Forcave Detare, pronë e ushtrisë shqiptare e cila në korrik të viti 2020, me vendim të qeverisë, i është dhënë me qira, si pjesë e një territori shumë më të madh, prej mbi 265 mijë metrash katrorë, bashkimit të dy shoqërive. Shoqëria parashikon ndërtimin e një kompleksi hotelesh, rezidencash dhe një port jahtesh për ofrimin e mundësive për ankorim, për 400 anije.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB