Aktualitet

Hetuesit e krimeve të rënda ‘zbarkojnë’ në Lezhë, merret në pyetje portugezi Saraiva

Në dëshminë e parë, Saraiva e ka mohuar përfshirjen e tij në vrasjen e Nikulajt

E.K
Hetuesit e krimeve të rënda ‘zbarkojnë’ në
Ruben Saraiva

TIRANË- Hetues të Krimeve të Rënda në Policinë e Shtetit, kanë zbarkuar në drejtorinë e Policisë së Lezhës, për të marrë në pyetje portugezin Ruben Saraiva, i dyshuar për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj, në Shëngjin. Ai është shoqëruar nën masa të rrepta sigurie nga ambientet e paraburgimit të Reçit, për në drejtorinë e policisë së Lezhës.

Në dëshminë e parë të dhënë para hetuesve, Saraiva ka deklaruar se nuk ka pasur lidhje me vrasjen e Nikulajt, dhe se në Shqipëri kishte ardhur për pushime. Por kjo dëshmi nuk i ka bindur hetuesit, të cilët kanë edhe pamje filmike për përfshirjen e tij në vrasje. Ndaj edhe kanë shkuar edhe sot për ta marrë në pyetje, por dëshmia e tij nuk ka ndryshuar.

"Nuk kam lidhje me ngjarjen. Në Shqipëri kam ardhur vetëm për pushime,"-tha ai. 

Ruben Saraiva u esktradua nga Maroku në Shqipëri në 31 dhjetor 2023, pasi u vendosur në pranga në muajin maj në vendlindjen e tij, disa javë pas vrasjes së në Lezhë. Për vrasjen e Ardian Nikualjt në Britaninë e Madhe janë arrestuar edhe pjesa tjetër e grupit kriminal, Edmond Haxhia, Stephen Hunt, Thomas Mithan, Harriet Bridgeman dhe Harry Simson, për të cilët akoma nuk ka një vendim ekstradimi për në Shqipëri.

Porositës për vrasjen e Nikulajt dyshohet të jetë Edmond Haxhia, i cili prej vitesh jeton në Britaninë e Madhe.

Vrasja e Nikulajt pasoi disa ngjarje të tjera kriminale, të cilat janë ende pa autor. Në korrik të vitit 2023 në Balldre të Lezhës u ekzekutua Nikolin Lekstakaj, ndërsa më 4 dhjetor të po atij viti, u ekzekutua me breshëri plumbash Etjan Nikulaj, djali i xhaxhait të Ardian Nikulaj, teksa po lëvizte me automjetin e tij fuoristradë ML në aksin rrugor Lezhë-Milot. Pista kryesore e hetimeve të këtyre ngjarjeve është ajo e gjakmarrjes mes fiseve Nikulaj dhe Lekstakaj. Rindezja e konfliktit mes 2 fiseve përkon me vrasjen e Ardian Nikulajt u ekzekutua brenda lokalit të tij në Shëngjin të Lezhës, kur portugezi Saraiva, me skafandër në kokë dhe i veshur me jelekë kamuflazhi, hyri dhe qëlloi disa herë me pistoletë duke e lënë të vdekur në vend./ZËRI

Poll

MOS HUMB