Aktualitet

“Homeland Justice” hakeron të dhënat e "One", probleme me rrjetin, disa prej pikave pa shërbim

Sipas ‘Homeland Justice’, kompania One është mbështetës i sulmeve të MEK, ndërsa shprehen se shumë shpejt do të publikojnë të dhëna me rëndësi

E.K
“Homeland Justice” hakeron të dhënat e "One",
Hakerat sulmojne ONE

TIRANË- Grupi i hakerave ‘Homeland Justice’ ka sulmuar të dhënat e kompanisë telefonike ONE, të cilën e cilëson si një mbështetëse të MEK. Në një mesazh në rrjetin social Telegram, grupi i hakerave pretendon se ka shtënë në dorë të dhëna të rëndësishme të kompanisë, të cilat sipas tyre do të publikohen së shpejti.

“U fshinë 2 petabajt të të dhënave të rrjetit”, thuhet mes të tjerave në mesazhin e hakerave në Telegram. Ndërkohë që ky sulm i hakerave ka sjellë probleme në dyqanet e One, një pjesë e të cilave nuk kanë shërbim.

Sipas hakerave një sasi e madhe e të dhënave është fshirë nga serverat e One, që do të thotë se nëse kompania telefonike nuk ka back-up për të dhënat e klientëve atëherë do të rrezikohej funksionimi i mëtejshëm.

MESAZHI I HOMELAND JUSTICE:

“Misioni ka filluar (DDMC). Albanian Mobile Communications (AMC) u hakerua nga Drejtësia e Atdheut. Injorimi i “paralajmërimeve tona humanitare” u kushtoi gjithë këtë politikanëve tuaj të korruptuar. Por mos u mashtroni. Kjo do të vazhdojë derisa ta pastrojmë plotësisht vendin nga terroristët.

Në këtë operacion, të marra së bashku, u fshinë më shumë se 2 petabajt të të dhënave të rrjetit të telekomunikacionit dhe rrjetit të brendshëm të të gjitha kompanive të lidhura, dhe të dhënat e rëndësishme do të publikohen së shpejti.

Ne kemi dashur vetëm të përcjellim një mesazh. Shpresojmë se ka funksionuar!”.

“Homeland Justice” hakeron të dhënat e "One",

Hakerat thonë se kompania celulare “One Albania” ka lejuar përmes shërbimeve të saj që muxhahedinët e MEK të kryejnë sulme kibernetike.

“Lejohet qasja në Terror-Telecom. MyOneAL, mbështetësi dhe ofruesi i fermës së trolleve të MEK dhe ekipeve të sabotimit kibernetik duhet të kishte nxjerrë mësim më herët. Megjithatë, më mirë vonë se kurrë! Cyber Eagles e Homeland Justice fitojnë gjithmonë”.

Grupi “Homeland Justice” ka publikuar pak muaj më parë një sërë dokumentash. Mes tyre, kanë qenë lista të zgjedhësve, certifikatat e sigurisë të punonjësve të Ministrisë. Të dhëna të tjera që janë publikuar prej tyre janë patentat, targat, pagat si dhe listën e punonjësve të SHISH. Ata kanë publikuar dhe të dhënat personale të kryepolicit Muhamet Rrumbullaku, ish-kreut të SHISH, Helidon Bendo, nënkryetarit Oljan Kanushi, ish-drejtorit të Policisë së Shtetit, Gledis Nano si dhe e-mailet e këtij të fundit./ZËRI 

Poll

MOS HUMB