Aktualitet

Homeland Justice kërcënon sërish: Kemi 'hackeruar' edhe Air Albania. Prisni lëvizjen e radhës!

Sipas tyre, bizneset dhe personat që janë të sigurtë janë vetëm ata që nuk i mbështesin muxhahedinët që po strehohen në Durrës. 

k.m.
Homeland Justice kërcënon sërish: Kemi 'hackeruar' edhe
Foto ilustruese

TIRANË- "Air Albania" u hakerua nga Homeland Justice. Kështu pretendon të paktën grupi i hakerave iranianë në grupin e tyre në "Telegram". Sipas tyre të gjitha të dhënat e kompanisë ajrore tani posedohen prej tyre, por nuk kanë zbuluar asnjë detaj më shumë lidhur se çfarë informacionesh kanë mundur që të marrin. Megjithatë theksojnë se bizneset dhe personat që janë të sigurtë janë vetëm ata që nuk i mbështesin muxhahedinët që po strehohen në Durrës. 

Në fund kanë edhe një paralajmërim: Prisni lëvizjen tonë të radhës!

Homeland Justice kërcënon sërish: Kemi 'hackeruar' edhe

"Të dhënat e Air Albania tani janë në dorën tonë. Ekipi i Drejtësisë së Atdheut ka akses në të dhënat e tij. Më pas i hoqëm të dhënat "që zinin hapësirë" nga serverët e tij. Të gjitha bizneset dhe personat juridikë janë të sigurt nëse nuk mbrojnë dhe mbështesin terroristët e huaj me bazë në Durrës. Prisni lëvizjen tonë të radhës... #DestroyDurres MilitaryCamp (DDMC),"-shkruhet në postimin e tyre. 

Aktualisht, "Air Albania" ka 4 avionë në flotën e saj, të emërtuar: "Fishta", “Lasgushi”, “Migjeni” dhe “Naimi”. “Air Albania”, e themeluar në maj të vitit 2018 me qendër në Tiranë, u krijua nga partneriteti i Albcontrol dhe Turkish Airlines. Air Albania u krijua në vitin 2018, si një kompani kombëtare e fluturimeve, ku shteti, përmes “Albcontrol” ka 10% të aksioneve. Por pavarësisht lajmeve të publikuara sot lidhur me hakerimin nga grupi "Homeland Justice", ende nuk ka asnjë reagim zyrtar nga ana e kompanisë./ZËRI

Poll

MOS HUMB