Aktualitet

I ati u plagos me armë, fjali i Flamur Manes: Në vendngjarje ishin dy persona

Por, djali i Manës, ka dhënë një tjetër version në lidhje me ngjarjen, duke thënë se në fakt familja e tij dhe autorit kanë pasur konflikte me njëri-tjetrinm prej shumë vitesh.

I.F

 

I ati u plagos me armë, fjali i Flamur Manes: Në vendngjarje ishin dy
Flamur Mane

 

LUSHNJË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen që ndodhi sot në mëngjes në një fshat të Lushnjës, ku 66-vjeçari Flamur Mane mbeti i plagosur nga Dedë Dedaj, që kishte shkuar të vidhte në stanin e tij. Por, djali i Manës, ka dhënë një tjetër version në lidhje me ngjarjen, duke thënë se në fakt familja e tij dhe autorit kanë pasur konflikte me njëri-tjetrinm prej shumë vitesh.

Teksa foli për “Balkanweb”, ai u shpreh se në të vërtetë kanë qenë 2 persona në vendngjarje, 65-vjeçari Dedë Deda dhe djali i tij Xhovalin Dedaj. Djali i të plagosurit, pretendon se ka qenë Xhovalini ai që ka tentuar të vrasë babain e tij, duke shtuar se familja Dedaj ka vjedhur vazhdimisht familjen e tij.

“Babi është goditur për t’u vrare me çifte në fytyrë, ku i kanë ngelur edhe saçmat. Është dashur ndërhyrja në spitalin Ushtarak për heqjen e tyre. Konflikti ka ndodhur që 10 vite më parë. Më pas na kanë vjedhur vazhdimisht, na kanë vjedhur kalin, ngjarje e raportuar në polici, na kanë helmuar pulat. Më pas djali i vogël i Fatmirit, Rifat Deda ka sharë babanë tim e më pas ka goditur vëllanë tim i cili jeton në Itali. Ngjaja ka ndodhur në fshatin Plug, e dinë të gjithë”, ka thënë ai.

Në orët e para të mëngjesit të sotëm një 66-vjeçar u plagos me çifte nga një 65-vjeçar, i cili kishte shkuar për të vjedhur bagëti në një stan. Sipas Policisë, autori, Dedë Dedaj është përballur me pronarin e stanit, Flamur Mane ku gjatë konfliktit me të, 65-vjeçari e ka qëlluar me armë gjahu. Dedaj është arrestuar, ndërsa i plagosuri ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën./ZËRI

Poll

MOS HUMB