Aktualitet

I dehur në timon! 63-vjeçari përplaset me dy makina, 3 të plagosur, mes tyre një fëmijë

Si pasojë janë dëmtuar drejtuesja e njërit prej automjeteve tip “Benz”, Xh. M., 39 vjeçe dhe 2 pasagjerë në automjetin e saj, një 30-vjeçare dhe një 10-vjeçar.

F.m
I dehur në timon! 63-vjeçari përplaset me dy makina, 3 të
Foto Ilustruese

LEZHË- Një 63-vjeçar është vënë në pranga pasi ka rrezikuar jetën e disa qytetarëve teksa drejtonte automjetin në gjendje të dehur. Në njoftimin e policies bëhet me dije se 63-vjeçari ka përplasur dy makina të tjera teksa drejtonte mjetin tip “Audi” në gjendje të dehur. Si pasojë janë dëmtuar drejtuesja e njërit prej automjeteve tip “Benz”, Xh. M., 39 vjeçe dhe 2 pasagjerë në automjetin e saj, një 30-vjeçare dhe një 10-vjeçar. Ata janë dërguar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi Shëngjin:

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore kanë arrestuar në flagrancë shtetasin T. N., 63 vjeç, banues në Lezhë, për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.   Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi sot, rreth orës 17:20, në Shëngjin, automjeti tip “Audi”, që ai e drejtonte në gjendje të dehur, është përfshirë në aksident me 2 automjete të tjera tip “Benz”. Si pasojë janë dëmtuar drejtuesja e njërit prej automjeteve tip “Benz”, shtetasja Xh. M., 39 vjeçe dhe 2 pasagjerë në automjetin e saj, një 30-vjeçare dhe një 10-vjeçar, të cilët janë dërguar në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Poll

MOS HUMB