
BRITANI E MADHE- Një 35-vjeçar shqiptar, i identifikuar si Sajmir Oruçi, i shpallur në kërkim nga autoritetet italiane, është vënë në pranga në Manchester, Angli. Ai pritet të ekstradohet në Itali, ku është dënuar me 25 vite burg për krime të rënda, përfshirë përndjekje, rrëmbim, përdhunim, dhe dhunë seksuale në grup ndaj një vajze të mitur.
Sipas mediave italiane, krimet në fjalë kanë ndodhur gjatë periudhës 2015-2016, kur Oruci jetonte në Besana Brianza.
Fillimisht ai është dënuar nga Gjykata e Monzës me 12 vjet e 6 muaj. Më pas, dënimi u akumulua me dënime të tjera nga Gjykatat e Leço dhe Milanos për krime të tjera. Në total u dënua me 25 vite burg, por arriti të rratisej drejt Anglisë. Tashmë do të rikthehet në qelitë italiane.