Aktualitet

I dhunonte vajzën, vjehrri godet me thikë dhëndrin në Kavajë, arrestohet dhe i plagosuri

Shkak për arrestimin e tij është bërë dhuna që ai ushtronte ndaj bashkëshortes së tij, vajzës së 64-vjeçarit.

k.m.
I dhunonte vajzën, vjehrri godet me thikë dhëndrin në
Foto ilustruese

KAVAJË- Policia e Kavajës ka vendosur në pranga edhe dhëndrin e plagosur dje nga 64-vjeçari në Kavajë. Shkak për arrestimin e tij është bërë dhuna që ai ushtronte ndaj bashkëshortes së tij, vajzës së 64-vjeçarit. Kështu që në një nga debatet e tyre, dëshmitar ka qenë edhe 64-vjeçari, i cili ka marrë thikën dhe e ka qëlluar 46-vjeçarin, e identifikuar me inicialet L.D. Vjehrri i tij u vendos në pranga që ditën e djeshme, ndërsa 46-vjeçari pas marrjes së ndihmës mjekësore në spital është vendosur në pranga për akuzën për moskallëzim krimi si dhe për dhunë në familje.

Njoftimi i plotë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë, në përfundim të veprimeve të kryera për ngjarjen e ndodhur pasditen e djeshme, arrestuan në flagrancë shtetasit: P.D., 64 vjeç, banues në Kavajë, pasi dyshohet se ka plagosur me mjet prerës (thikë), bashkëshortin e vajzës së tij, shtetasin L. D., i cili është jashtë rrezikut për jetën; L.D., 46 vjeç, banues në Kavajë, pasi dyshohet se ka ushtruar vazhdimisht dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Gjithashtu, gjatë kryerjes së veprimeve procedurale nga Policia, pasditen e djeshme, nuk ka kallëzuar për rrethanat dhe autorin e plagosjes. Materialet procedurale i kaluan Porkurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, “Dhuna në familje” dhe “Moskallëzimi i krimit”./ZËRI

Poll

MOS HUMB