Aktualitet

Sulmi i Iranit/ Ministria e Jashtme thirrje SHQIPTARËVE në Izrael: Na telefononi për çdo nevojë

MEPJ shtoi se në komunikim të pandërprerë me ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Izrael, por edhe me gjithë shqiptarët që jetojnë atje.

k.m.
Sulmi i Iranit/ Ministria e Jashtme thirrje SHQIPTARËVE në Izrael: Na
Foto ilustruese

TIRANË- Ministria e Jashtme e Shqipërisë ka vendosur dy numra telefoni në dispozicion të shqiptarëve që ndodhen në Izrael, teksa vendi po pret një sulm të madh me dronë dhe raketa nga Irani. Në njoftimin zyrtar, MEPJ shtoi se në komunikim të pandërprerë me ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Izrael, por edhe me gjithë shqiptarët që jetojnë atje.

"U bëjmë thirrje të ndjekin e të zbatojnë udhëzimet e sigurisë, të bëra publike së fundmi nga autoritetet vendase,"- njofton Ministria e Jashtme e Shqipërisë.

DEKLARATA E PLOTË:

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme është në komunikim të pandërprerë me ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Izrael si edhe me të gjithë shtetasit shqiptarë, me qëndrim të përkohshëm apo të përhershëm në Izrael. U bëjmë thirrje të ndjekin e të zbatojnë udhëzimet e sigurisë, të bëra publike së fundmi nga autoritetet vendase. Për çdo nevojë të mundshme të kontaktojnë në telefon dhe ëhatsApp me numrat e kontaktit të ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Izrael: +972 54-904-2813 dhe +972 54-480-6601./ZËRI

Poll

MOS HUMB