Aktualitet

Dhunimi i Klea Prengës, vajzat e ekranit japin mesazh: Mos u varni nga një burrë!

Ndërsa Dea Michelle ka ironizuar me postim në të cilin kujton se si Antonela Berisha prekej nga humori i saj i zi brenda shtëpisë së Big Brother. Por, ajo që ndodhi, masakrimi i Prengës tregon një tjetër anë të ish-banores së Big Brother VIP.

F.m
Dhunimi i Klea Prengës, vajzat e ekranit japin mesazh: Mos u varni nga
Klea Prenga dhe motrat, Antonela dhe Mariela Berisha

TIRANË- Dhunimi barbar i Klea Prengës nga motrat Antonela dhe Mariela Berisha, të cilat janë shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit ka marrë dhe vëmendjen e personazhëve publikë. Moderatorja Aulona Musta nuk është ndalur tek rasti konkret, por ka preferuar të japë një mesazh për vajzat që të jenë të pavarura dhe të mos kenë prioritet gjetjen e një partneri në jetë.

“Ngjarjet që ndodhin në ambientin që na rrethon, lagjen, qytetin, shtetin, etj më bëjnë të reflektoj e të flas jo aq shumë për historinë konkrete, me dëshirën për të bërë ca thashetheme e për të shtyrë kohën deri në ngjarjen e radhës, por për fenomenin i cili shkon përtej një historie që bëhet publike dhe mediatike për shkak të emrave të përveçëm që ka brenda. Dua të flas për fenomenin, që historia e përveçme e nxjerr edhe më në pah falë mundësisë që i jep kujtdo të japë mendimin e tij nëpër komente dhe që të ndihmon ty të kuptosh shumë, të kuptosh për mendësinë e një shoqërie të tërë, vajzash dhe grash që të vetmin qëllim në jetë kanë burrin, secila për arsye të ndryshme: dikush për të shëruar e për të shpëtuar nga traumat e fëmijërisë e adoleshencës me meshkuj familjar të dhunshëm, dikush për t’i shpëtuar varfërisë, dikush për të mbushur boshllëqet e varfërisë shpirtërore dhe mendore me pasuri materiale, dikush për të përmbushur ëndrrat e fëmijërisë me princin me kal ku jetuan të lumtur për gjithmonë, etj, etj. Arsye të ndryshme, përfundimi i njëjtë: varësia nga një burrë! Sepse kështu na kanë mësuar, rritur, edukuar, bërë lavazh truri. Burri mbi çdo gjë! Burri para së gjithash. Burri padyshim para vetes tonë! Burri deri në frymën e fundit…që jepet për burrin padyshim. Burri padyshim që është shumë i rëndësishëm, por kur shihet si partner, jo si Zot i jetës tënde. Burri është shumë i rëndësishëm po kur të plotëson, jo kur të zotëron! Dashuria është motorr i një jete të lumtur, por kur është e shëndetshme, jo kur të sëmurë! Vetja është gjithmonë e para. Dhe vetja ekziston edhe kur burri s’të do më. Edhe kur burri të lë. Edhe kur burri ikën. Edhe kur burri të “ndërron”. Vetja, ajo s’të lë asnjëherë në baltë, prandaj të lutem mos e tradhëto për një burrë që të tradhëton,”- thotë Musta.

Ndërsa Dea Michelle ka ironizuar me postim në të cilin kujton se si Antonela Berisha prekej nga humori i saj i zi brenda shtëpisë së Big Brother. Por, ajo që ndodhi, masakrimi i Prengës tregon një tjetër anë të ish-banores së Big Brother VIP.

Një tjetër reagim ka ardhur edhe nga Neda Balluku, opinioniste e ‘Përputhen’. Në një postim në rrjetet sociale, edhe Balluku njësoj si Musta nuk ka preferuar të prekë rastin konkret, por ka dhënë një mesazh për të gjitha vajzat që mund të jenë në një lidhje me një burrë të martuar. Sipas Balluku, një burrë shqiptar preferon të jetojë një mijë jetë në hipokrizi me bashkëshorten, pavarësisht se mund të mos e dashurojë më si në fillim, se sa një të vërtetë me atë që do.

Postimi:

Letër gruas që do të dashurohet me burrin tim. Nëse një ditë do të dashurohesh me burrin tim, pa e kërkuar, pa e synuar, por në mënyrën më klasike të dashurisë, që thjesht të ndodh, atëherë dije se do të të kuptoj. Edhe unë për gjithçka që pe tek ai, u dashurova me të vite më parë. Nëse një ditë do të dashurohesh me burrin tim dhe brenda teje do të lindë xhelozia dhe ndjenja e padrejtësisë, se përse me njohu mua para teje, atëherë do të të kuptoj, sepse ta dish, edhe unë ndihem njesoj se përse të njohu ty pasi më njohu, deshi, e jetoi mua. Nëse një ditë do të dashurohesh me burrin tim dhe do të qash çdo ditë për tragjedinë e madhe të jetës tënde, atë të të dashuruarit një burrë të martuar, atëherë ndalo veç pak e mendo; a mos është tragjedia ime më e madhe se e jotja? Nëse një ditë burri im do të dashurohet pas teje, për inatin tim e për dashurinë tonë që me vite mori forma të ndryshme, ta dish që je moment. Je stimuli që i duhet një zemre për t’i dhënë pak impuls një organizmi që funksionon shpesh i lodhur. Por ta dish, nuk do të jesh kurrë organizmi i tij. Ti që do të dashurohesh një ditë me burrin tim, dije që sot, ta them si gruaja gruas, që kurrë nuk do të jetë vërtet i yti sepse një burrë me gjak shqiptari mund të jetojë një mijë jetë në hipokrizi, se sa një të vetme të vërtetë. Kjo do të jetë tragjedia jote e vërtetë. Ndaj si gruaja gruas të them; Meriton më shumë se burrin tim, tonin, e të tjerave. Sepse në momentin që mendon se e ke, vërtetë ja heq gruas së tij por nuk e bën tëndin kurrë. E lë ashtu. Të vetëm. As me gruan as me ty. Nëse një ditë burri im do të dashurohet me ty, thjesht sepse dashuria ndodh, jo për inat, as për stimul dhe vendos të jetojë në mënyrë të vërtetë jetën e vetme që ka, atëherë qofshit më të lumturit në këtë botë! Unë nuk do të jem kurrë pengesë ndaj lumturisë së burrit tim. As tëndit.

Klea Prenga u dhunua në një restorant në Tiranë, ku po darkonte dhe shkak deri më tani raportohet të jetë bërë një marrëdhënie e nisur mes 24-vjeçares dhe Mir Pepës, partnerit të Mariela Berishës./ZËRI

Poll

MOS HUMB