TIRANË- Gjykata e Tiranës ka lënë në burg Gazment Buçpapaj, autorin e vrasjes së Egli Pashollarit në zonën e ish-Parkut në Tiranë, ngjarje e ndodhur më 20 shkurt. Avokati i Bucpapaj, Sokol Hyseni, tha se klienti i tij ka vepruar në kushtet e mbrojtjes, pasi është ndjerë i ofenduar nga viktima në momentin që ai ka shkuar për të marrë gruan e tij.
Avokati iu kërkuar falje familjes së të ndjerit në emër te autorit, ndërsa ka kërkuar që Buçpapaj të lihet në një masë më të lehtë sigurie me pretendimin që është vetdorëzuar në polici dhe nuk paraqet rrezik. Sipas avokatit dhe dëshmisë së autorit një ditë më parë, vrasja është kryer në kushtet e vetëmbrojtjes.
Autori ka dëshmuar se Pashollari i ka bllokuar rrugën dhe pasi i ka rënë borisë, ai është afruar duke ka sharë dhe ofenduar. Më pas ka ikur dhe ka nisur të ecë shumë avash, në këtë moment Gazmend Bucpapaj i ka rënë borisë dhe ka nisur konflikti fizik.
"Gjeta rrugën të bllokuar, i rashë borisë, por viktima më shau nga makina. Aty u zumë me grushte dhe në kushtet e vetëmbrojtjes e godita me thikë", dëshmoi ai.
31-vjeçari Egli Pashollari, një nga njerëzit e afërt të Emiljano Shullazit, u qëllua me thikë pas shpine dhe fatkeqësisht ndërroi jetë rrugës për në spital. Pashollari u sulmua nga Gazment Buçpapaj, por njëra prej tyre rezultoi fatale. Buçpapaj ishte prezent bashkë me gruan dhe një person tjetër, kur ndodhi ngjarja. Pasi qëlluan të riun, të tre ata u larguan me makinë nga vendngjarja. Më pas për të mos rënë në prangat e policisë Buçpapaj ndërroi makinën dhe hipi në një taksi, duke u arratisur. Ndërkohë autori pas ngjarjes u arratis dhe u strehua tek disa të afërm të tij në Tropojë. Kapja e tij u bë e mundur të hënën, ku u gjet i fshehur në një banesë në Tropojë./ZËRI