
KORÇË- Grabitet argjendaria në Korçë. Raportohet se ngjarja është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të mërkure. Autori, ende i paidentifikuar ka qenë i maskuar me kapuç, ndërsa ka thyer xhamat dhe më pas ka hapur grilat duke hyrë brenda argjendarisë. Mësohet se ai ka marrë prej andej varëse floriri, unaza dhe sende të çmuara, vlera e të cilave ende nuk dihet. Ndërkohë Policia po punon për identifkimin e autorit.
NJOFTIMI I POLICISË:
Korçë/Informacion paraprak. Në orët e para të mëngjesit të sotëm, një shtetas ende i paidentifikuar ka vjedhur me thyerje disa bizhuteri floriri, në argjendarinë e shtetasit N. F., në pedonalen e qytetit. Shërbimet e Policisë po këqyrin pamjet filmike dhe po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit. Ndërkaq, një grup i posaçëm hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit./ZËRI