Aktualitet

Sulmi me kallash ndaj Hajrullës për hakmarje, “lufta” mes dy bandave në Vlorë vuri në shenjestër mikun e Inezit 

Për policinë Hajrulla, nuk koknsiderohet si eksponent kriminal apo me rekorde kriminale, por goditja e tij është kryer në shenjë hakmarje kundër mikut të tij Inez Hajrulla. Ky i fundit prej disa kohësh është larguar nga qyteti i Vlorës së bashku me disa nga drejtuesit e grupit, duke qëndruar në një qytet të Spanjës. Ekspertët e policisë së Vlorës e analizojnë ngjarjen si goditje me qëllim për të nxjerë nga vendi ku qëndron i fshehur, Inez Hajrulla.

elton qyno
Sulmi me kallash ndaj Hajrullës për hakmarje, “lufta” mes
Kevin Hajrulla

VLORË- Sulmi me armë ndaj Kevin Hajrulla në qytetin e Vlorës, është shkaktuar si pasojë e përplasjes mes dy grupeve rivale që drejtohen nga njëra anë nga kushëriri i të dëmtuarit, Inez Hajrulla dhe grupimit tjetër që drejtohet nga Armando Sulejmani që njihet ndryshe me nofkën “Çipuri” dhe Fatmir Hyseni i thirur “Doçja”.

Për policinë kriminale të Vlorës nuk ka asnjë dyshim tjetër, veç se ngjarja lidhet ngushtësisht me përplasjet e një pas njëshme të këtyre dy grupimeve. Përplasja e këtyre grupeve e ka gjenezën qysh në vitin 1999, dhe më pas është shtrirë deri në kohën e sotme, duke shkaktuar dhjetëra viktima. Si pasojë e kësaj ”lufte” mbrëmjen e djeshme u tentua të vritej me kallashnikov Kevin Hajrulla, kushëri i Inez Hajrulla, ndaj të cilit u lëshuan rreth 30 plumba kallashnikovi, por pa mundur ta vrasin. Si pasojë e breshërive të menjëhershme, është plagosur krejt rastësisht dhe një kalimtar i rastit Armand Spahiu.
Sipas policisë Kevin Hajrulla, është një banor i lagjes “Çole” në Vlorë dhe në momentin kur është qëlluar po udhëtonte me makinën e tij.

Për policinë Hajrulla, nuk koknsiderohet si eksponent kriminal apo me rekorde kriminale, por goditja e tij është kryer në shenjë hakmarje kundër mikut të tij Inez Hajrulla. Ky i fundit prej disa kohësh është larguar nga qyteti i Vlorës së bashku me disa nga drejtuesit e grupit, duke qëndruar në një qytet të Spanjës. Ekspertët e policisë së Vlorës e analizojnë ngjarjen si goditje me qëllim për të nxjerë nga vendi ku qëndron i fshehur, Inez Hajrulla.

Ndërsa kundërshtarët e tij të betuar janë Armando Sulejmani “Çipuri”, Sokol Sinomati “Buzderi” dhe Fatmir Hyseni “Doçja”.
Autorët e atentatin besohet se kanë qënë tre persona, ku pas kryerjes së krimit automjeti me targa italiane, është djegur në zonën e Panajasë në dalje të Vlorës.

Para se të digjnin mjetin, autorët kanë marë targat italiane të makinës dhe më pas janë larguar me një mjet tjetër. Ndërsa i dëmtuari Kevin Hajrulla, është nxjerë nga makina nga kalimtarë të rastit dhe çuar në spital. Tashmë Hajrulla po mjekohet në spitalin e Traumës në Tiranë. “Lufta” e përgjakshme mes dy grupeve ka prodhur disa viktima, ku fillimisht në vitin 1999, është vrarë në Vlorë, një nga miqtë e Dritan Veselit ose siç njihej ndryshe në qytetin bregdetar si “Didi i Vlorës”.

Më pas në 14 shtator 2004 në Vlorë, ekzekutohet në një atentat vetë Dritan Veseli. Goditjet kanë vijuar në mënyrë të vazhdueshme, duke kapur kulmin me vrasjen e të “fortit” të Vlorës, Edison Harizaj. Ngjarja ka ndodhur në 7 nëntor 2018 në Durrës, ku një skuadër gjuajtësish ekzekutuan Harizaj së bashku me shoferin e tij, Genc Caci.

Brenda një kohe të shkurtër grupi tjetër kundërpërgjigjet shumë ashpër, pasi në datën 17 shkurt 2019, ekzekutohet në një atentat Arjan Hasanaj dhe kunati i “Çipurit” Resti Rexho. Në këtë sulm mbeti i plagosur, Armando Sulejmani. Ndërkohë në 10 Maj 2019 në qytetin e Vlorës ndodh një tjetër atentat. Ku tentohet të vritet Inez Hajrulla dhe miqtë e tij. Fatmir Hysenit alias “Doqja” i bllokohet arma, duke bërë që asnjë nga personat të mos pësojnë dëmtime. Ndërsa Inez Hajrulla, u kundërpërgjigj me një pistoletë që e kishte me vete. Kulmi arriti në 8 janar 2024, kur në Vlorë vritet me snajper në ballkonin e shtëpisë së tij, 22-vjeçari Gëzim Sinomati, djali i Sokol Sinomatit.

Poll

MOS HUMB