Aktualitet

I morën klinikës lekë që të mos e gjobisnin! Nis gjykimi për vëllanë e Nishanit, nën akuzë dhe mjeku Balloma

Denoncimi u bë nga një prej mjekëve, Kostandin Balloma. Edhe ai përfundoi i pandehur.

D.XH
I morën klinikës lekë që të mos e gjobisnin! Nis
Ilir Nishani, vellai i ish-presidentit Bujar Nishani

TIRANË- Gjykata e Posaçme ka nisur gjykimin ndaj 3 ish-inspektorëve të Ministrisë së Mjedisit dhe 2 mjekëve.

Bëhet fjalë për inspektorët Ilir Nishani, vëllai i ish-presidentit Bujar Nishani, Genci Hikën dhe Gerson Tafën, të cilët akuzohen për korrupsion pasiv. Ndërsa, dy mjekët Besim Boçi dhe Kostandin Balloma janë nën akuzë për korrupsion aktiv.

Nishani, Hicka dhe Tafa i kanë kërkuar klinikës, ku punonin mjekët Balloma dhe Boçi 30 mijë lekë, në mënyrë që të mos i gjobisin për mungesën e trajtimit të mbetjeve spitalore. Kallëzimin e ka bërë vetë mjeku Kostandin Balloma, pasi iu ka dhënë inspektorëve pagesën që kanë kërkuar, 30 mijë lekë të reja.

SPAK njoftoi se ka mbyllur hetimet dhe mori të pandehur inspektorët. Ndërsa, Gjykata e Posaçme ktheu për të dytën herë aktet, në ngarkim të të pandehurve. Gjykata i ka kërkuar prokurorit, që të marrë të pandehur edhe dy mjekët, dosja e të cilëve u kalua ditën e sotme për gjykim./ZËRI/

Poll

MOS HUMB